Nga Gazeta Si- Një konflikt i rëndë ka ndodhur midis disa personave rreth mesnatës në Tiranë, pranë zonës te “Pallati me Shigjeta”.
Konflikti ka nisur me përplasje makinash dhe ka degraduar mbi urën e Lanës me sende të forta, përfshirë edhe levat
Policia e Tiranës njofton se ka shpallur në kërkim 2 persona, E.K., 28 vjeç dhe Z.T., 35 vjeç, të cilët u aksidentuan me makinë.
“Dyshohet se duke ndjekur njëri-tjetrin, me automjete, kanë përplasur 2 automjete të ndaluara në semafor. Pas përplasjes me dëme materiale, ata kanë braktisur automjetet që drejtonin dhe janë larguar”, tha policia.
Gjatë kontrollit në automjetin që dyshohet se e drejtonte shtetasi E.K., policia ka gjetur një predhë të dyshuar arme zjarri pistoletë.
Debati mes tyre ka nisur ndërsa ishin ende në makinat e tyre BMW dhe Benz. Personat kanë goditur njëri-tjetrin me makinë e më pas kanë dalë jashtë dhe janë rrahur me leva.
Njëri prej tyre dyshohet se ka qëlluar me armë pasi është gjetur një gëzhojë. Autorët janë larguar me vrap sapo ka mbërritur policia, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe makinat e tyre janë sekuestruar.
Qarkullimi mbi urë ka qenë i bllokuar për një kohë të gjatë, derisa grupi hetimor ka kqyrur gjithë vendin e ngjarjes.
Mbetet i paqartë shkaku, ndërsa dyshimet janë ose për ndonjë përplasje makinash në zonën e Kombinatit, ose konflikt i mëparshëm.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.