Nga Gazeta ‘Si’- Një inspektor i IKMT Kukës, i identifikuar si Defrim Haziraj, është arrestuar nga policia e këtij qyteti pasi ka kërcënuar drejtorin e institucionit ku punon, pas një gjobe që ky i fundit i kishte vendosur djalit të xhaxhait të tij, një ndërtues.
Hetimet treguan gjithashtu se inspektori ka shpërdoruar detyrën, duke mos ndërmarrë masa për parandalimin e gërmimit të tokës nga djali i xhaxhait të tij pa lejen përkatëse, në Krenzë të Kukësit.
Kjo shkelje ra në sy të drejtuesit të IKMT, i cili urdhëroi një inspektim dhe më pas ndëshkimin e shkelësit.
Vendimi duket se nuk u prit mirë nga vartësi i tij, i cili ka kërcënuar me jetë drejtorin e IKMT.
Krahas arrestimit të inspektorit, policia procedoi edhe ndërtuesin për shpërdorim të tokës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




