Një 22-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në Krumë të Kukësit, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka qëlluar me grushte një 17-vjeçar me inicialet E.B.
Policia thotë se shtetasi T.M., pas konfliktit, ka tentuar të largohet me një mjet dhe në momentin e ndalimit, ka kundërshtuar me forcë efektivët.
Gjithashtu u procedua shtetasi E. B., banues në Nikoliq, Has, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditjet për shkak të detyrës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




