Një sherr me thika ka ndodhur sot në mesditë në Vlorë mes një grupi adoleshentësh prej më shumë se 30 vetash, të cilët janë përfshirë në një sherr masiv me thika, duke rrezikuar jetën.
Fatmirësisht nuk është shënuar asnjë i lënduar për shkak të mbërritjes së policisë në kohë.
Policia është vënë menjëherë në ndjekje të grupit të të rinjve përfshirë efektivë civilë dhe forcat Shqiponja duke arritur të kapë disa prej tyre.
Mësohet se grupi i adoleshentëve ka qenë problematik disa here, ndërsa ky është sherri më masiv mes të rinjve kohët e fundit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




