“Dëgjova një kërcitje. Nuk mendoj se është këputur”. Në fillim lotët gjatë daljes nga fusha pas 30 minutave në finalen e Kupës së Francës mes Psg e St.Etienne për shkak të ndërhyrjes të Perrin në kaviljen e djathtë, pastaj fjalët drejtuar presidentit të Republikës franceze Emmanuel Macron në momentin e ndarjes së çmimeve që lënë shpresë. Kylian Mbappé do ti nënshtrohet ekzaminimeve të hollësishme që do të përcaktojnë një diagnozë më të saktë për dëmtimin e rëndë të pësuar në Stade de France të Saint-Denis.

Ka ankth në fakt në shtëpinë e Psg për shkak të rezultatit që do të japin kontrollet: Mbappé rrezikon të humbasë sfidën e çerekfinaleve të Champions League kundër Atalantas, në program në 12 gusht në Lisbonë. I kthyer në dhomat e zhveshjes, Mbappé më pas doli në pankinë për pjesën e dytë me paterica, ku mori pjesë në ceremoninë e medaljeve të Psg për trofeun e sapofituar.
Pasi mori titullin kampion në tavolinë, Paris Saint Germain fitoi edhe Kupën e Francës. Kampionët e Francës dominuan takimin në “Saint Denis” që prej minutave të para dhe arritën të kalojnë në avantazh në minutën e 14’ me anë Neymar që u shfaq në vendin e duhur për të shtyrë në rrjetë një top të grushtuar nga portieri i Saint Ettiene. Sfida u tensionua ndjeshëm në minutën e 31-të, pas ndërhyrjes së Perrin, ndërsa lojtarë e të dy skuadrave u përfshinë në një sherr masiv. Arbitri akordoi 4 kartona të verdhë për të rivendosur rregullin, ndërsa kapiteni i Saint Ettiene, Perrin u dërgoi para kohe në dhomat e zhveshjes, pasi u ndëshkoi me karton të kuq për ndërhyrjen e rëndë ndaj Mbappe.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




