Ka ndodhur

Sherr i rëndë në Borizanë të Krujës, 2 persona dhunohen me sende të forta për një gurore

Nga Gazeta Si- Një konflikt verbal ka degraduar drejt dhunës ditën e sotme në fshatin Borizanë të Krujës, për shkak të një guroreje, ndërsa nga konflikti kanë mbetur të plagosur dy persona.

Të plagosurit janë dërguar drejt spitalit, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje të rëndë.

“Ditën e sotme, në një lokal në aksin rrugor Fushë Krujë – Thumanë ka ndodhur një konflikt mes shtetasve B. M., e J. M., dhe shtetasve Xh. Rr., I. Rr., dhe K. Rr. Gjatë konfliktit shtetasit Xh. Rr., I., Rr., dhe K. Rr., dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasit B. M. dhe J.  M., të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve”, shkruhet në njoftimin e policisë.

Shkak për konfliktin midis këtyre shtetasve dyshohet të jetë një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të shtetasit P. Rr., i cili ka leje shfrytëzimi dhe licensë për zhvillimin e aktivitetit dhe sipas pretendimeve të shtetasve të dëmtuar (B. M. dhe J. M.) kur ndodhin plasje në gurore, krijon shqetësime në banesat e tyre.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë kanë shoqëruar shtetasit Xh. Rr., dhe P. Rr., si dhe po punojnë për shoqërimin e shtetasve I. Rr., dhe K. Rr., të përfshirë në këtë konflikt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë