Nga Gazeta ‘Si’-Tre të plagosur është bilanci i një sherri të dhunshëm të ndodhur në ambientet e një servisi në Marikaj të Vorës, pasditen e sotme.
Policia në informacionin paraprak të shpërndarë për mediat rreth ngjarjes, sqaron se një 28-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi është qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe dy persona të tjerë, si pasojë e përdorimit të sendeve të forta.
“Më datë 15.10.2024, në një servis në Marikaj ka ndodhur një konflikt midis disa shtetasve. Gjatë konfliktit është dëmtuar në këmbë, dyshohet me armë zjarri, shtetasi Xh. Sh., 28 vjeç, dhe me sende të forta shtetasit A. M., 35 vjeç, dhe F. M., 37 vjeç. Të tre këta shtetas ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, njoftojnë autoritetet.
Si nisi sherri?
Konflikti ndodhi për pjesë këmbimi makinash. Dy vëllezërit Mara konkretisht 37 dhe 35 vjeç janë konfliktuar me Xhuliano Shkurti 28 vjeç.
Ky i fundit ka goditur me sende të forta vëllezërit, të cilët kanë në pronësi një servis makinash.
Më pas njëri prej vëllezërve ka nxjerr pistoletën dhe ka plagosur në këmbë të riun, i cili është jashtë rrezikut për jetën.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.