Ka ndodhur

Sherr për pronën mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 47-vjeçari

Gazeta Si – Një konflikt mes dy personave në Tiranë, agravoi në përdorimin e armëve të zjarrit mbrëmjen e kësaj të shtune.

Dy fqinj u përfshinë në sherr me njëri-tjetrin pranë Rrugës së Elbasanit, ku shtetasi Amarildo Kamberi dyshohet se plagosi me armë në këmbë 47-vjeçarin Xhevahir Kalaveri.

Shkak i konfliktit dyshohet çështje pronësie. I plagosuri u dërgua në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërkohë që po kërkohet autori i dyshuar, që u largua nga vendngjarja.

Sa i takon autorit të dyshuar, ai është identifikuar si Amarildo Kamberi. Aktualisht, policia po punon për kapjen e tij.

Sipas burimeve, konflikti dyshohet se lindi për shkak të vendosjes së pengesave në rrugë për të mos lejuar lëvizjen e automjeteve.

“Më datë 17.02.2024, rreth orës 17:35, në Rrugën e Elbasanit, Amarildo Kamberi, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin Xhevahir Kolaveri rreth 47 vjeç, (fqinj me njëri-tjetrin), i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë po vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar”, tha Policia e Tiranës në një njoftim paraprak për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë