Analize

Shërbimet sekrete të Vladimir Putin

Në prill, një sërë protestash paralizuan rajonin e Moskës. Si rrallë herë nuk bëhej fjalë për manifestime politike, por për qytetarë që po protestonin kundër ndërtimit të  fabrikave toksike në lagjet e tyre.  Ata nuk ishin të shumtë në numër, duke marrrë parasysh se në rajon banojnë miliona njerëz, por arritën të mbanin një sërë protestash në nëntë qytetet rajonale. Protestat dukeshin të koordinuara mirë dhe në disa qytete autoritetet mbështetën njerëzit dhe u dhanë leje për të protestuar. Edhe për zyrtarët, ishte e vështirë të shpërfillnin erërat e tmerrshme që vinin nga landfillet apo nënat dhe baballarët e zemëruar të fëmijëve të helmuar. Një nga këto qytete ishte Serpukhov, rreth 60 kilometra në jug të Moskës.

Një javë pas fillimit të protestave, një zyrtar nga distrikti i Serpukhovir, Aleksandër Shestun, u thirr me urgjencë në Kremlin, ku u takua me Ivan Tkaçev, një gjeneral nga Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB), agjencia më e fuqishme ruse e inteligjencës dhe pasardhësja e policisë sekrete të epokës sovjetike (KGB-së). I shqetësuar rreth takimit, Shestun vendosi të regjistrojë në fshehtësi bisedën, të cilën më vonë e ka postuar në YouTube.

Në regjistrimet e publokuara, Tkaçev shihet tek kërcënon Shestunin duke i thënë se: Do të ‘avullosh’ nëse nuk jep dorëheqjen. Do të kalbesh në burg. Ashtu si shumë para teje, as ti nuk e kupton, se bëhet fjalë për një spastrim të madh.”

https://www.youtube.com/watch?v=whPAGmeE6O4

Duke treguar se merr urdhra të drejtëpërdrejta nga Kremlini, Tkaçev dëgjohet tek liston disa zyrtarë të nivelit të lartë të cilët ndodheshin tashmë prapa hekurave, përfshirë edhe një gjeneral nga ministria e brendshme dhe dy guvernatorë. Tkaçev madje sugjeron që Andrey Vorobyov, guvernator i rajonit të Moskës dhe ish kryetari i partisë në pushtet, Rusia e Bashkuar, mund të jetë objektivi i ardhshëm.

Përpjekja e ngathët e FSB-së për t’i mbyllur gojën Shestun nuk ishte një incident i izoluar. Përkundrazi, represioni i Kremlini nëpërmjet tektakulave të FSB-së, është një thjesht një shembull që zbulon modelit të ri qeverisës së Presidenti rus,Vladimir Putin, gjatë tre viteve të fundit dhe rolin e shërbimeve të inteligjencës brenda kupolës së Kremlinit.

“Fisnikëria” e re

Sipas ish-drejtorit Nikolai Patrushev, pas ardhjes të Presidentit Putin, FSB-ja gëzon statusin e një "fisnikëri të re". Agjencia është financuar bujarisht dhe është imune ndaj mbikëqyrjeje qeveritare për të vepruar kundër armiqve të vërtetë të Kremlinit. Gjithashtu, Putin vuri në dispozicion burime njerëzore, gjeneralë dhe kolonelë, për plotësimin e pozicioneve të rëndësishme brenda agjencisë. Brenda një periudhe të shkurtër kohore, FSB-ja u bë, siç e përshkroi Irina Borogan në vitin 2010, elita e vërtetë e vendit. Gjatë viteve të para në detyrë, si ish-oficer i KGB-së, Putin ka ndryshuar decentralizimin e shërbimeve të inteligjencës ruse, duke e përqëndruar të gjithë pushtetin brenda FSB-së dhe duke lejuar personelin e agjencisë të pasurohej dhe të kishte ndikim të madh politik. Putin shpresonte se do t'i kthente shërbimet e inteligjencës në një klasë e re politike që do të ishte besnike ndaj Kremlinit dhe do të kishte një rol të rëndësishëm nëë stabilitetin e regjimit dhe të kontrollonte ambiciet e oligarkëve të fuqishëm të Rusisë.

Por për shumë nga “fisnikët” e rinj rusë, tundimi për pushtet ishin shumë i fortë për t'i rezistuar. Nga mesi i viteve 2000, shërbimet sekrete të Putinit, duke përfshirë FSB-në, Shërbimin Federal të Kontrollit të Drogës (FSKN) dhe Shërbimin e Sigurisë Presidenciale iu hodhën në fyt njëri-tjetrit, duke luftuar, spiunuar dhe burgosur agjentët e njëri-tjetrin. Shumë prej tyre në fakt, ishin shndërruar në mercenarë të oligarkëve që duhej të mbikqyrnin. Në vitin 2007, Viktor Cherkesov, shefi i FSKN-së dhe një mik i ngushtë i Putinit, u ankua se "luftëtarët" e shërbimeve të inteligjencës ishin "kthyer në tregtarë". Duke qënë se Cherkesov ishte ankuar në publik, ai humbi punën. Por siç e treguan edhe ngjarjet në vazhdim, besimi i Putinit tek FSB-ja ishte një nga gabimet më të mëdha të presidencës së tij. Agjencia nuk arriti të parashikonte protestat masive që goditën Moskën në vitin 2011 dhe ishte e pafuqishme ti përgjigjej përdorimit të mediave sociale nga ana e demonstruesve për t’u mobilizuar dhe organizuar. FSB dërgoi një kërkesë në rrjetin social më popullor në Rusi, Vkontakte, për të mbyllyr faqet e përdorura nga protestuesit, nëpërmjet faksit, duke shkaktuar një tjetër skandal në publik. Gjatë fazave fillestare të krizës në Ukrainë, Moska dërgoi një ekip të FSB-së për të ndihmuar aleatin e tij, presidentin Viktor Janukoviç. Për Kremlinin, Ukraina ishte vendi më i rëndësishëm në mesin e ish-republikave sovjetike dhe mbajtja e saj brenda sferës së ndikimit të Rusisë ishte një çështje e një rëndësie të jashtëzakonshme. Por zyrtarët e FSB-së jo vetëm që dështuan të ndihmonin Yanukovychin të qendronte në pushtet, por nuk arritën të parashikonin as arratisjen e tij nga kryeqyteti në shkurt të vitit 2014.

Disiplina e re e punës

Pas këtyre dështimeve, Putini filloi të ndryshonte taktikë rreth 2015. Ai hoqi qafe miqtë e vjetër që ishin përkrahës dhe përfitues të fuqizimit të shërbimeve sekrete. Në gusht të vitit 2015, Putini rrëzoi ish-aleatin e tij Vladimir Yakunin, një nga oficerët më të njohur të KGB-së. Rreth kësaj kohe, Putini gjithashtu pushoi së përdoruri FSB-në si një bazë rekrutimi për poste të rëndësishme në qeveri. Qëllimi i këtyre ndryshimeve nuk ishte që shërbimet e inteligjencës të ishin më pak të rëndësishme, por të reduktohej autonomia e tyre. Putini po braktiste kërkimin për një sistem të qëndrueshëm post-sovjetik, në të cilin fisnikëria e re duhej të luante një rol vendimtar. Në vend të kësaj, ai po bënte të qartë se ajo që duhej ishte një instrument, i pastër dhe i thjeshtë, për mbrojtjen e regjimit të tij.

 Modeli i ri duket se e ka prejardhjen nga ditët e fundit të Bashkimi Sovjetik, kur KGB-ja mbante elitat nën kontroll (dhe kërcënonte popullsinë) nëpërmjet represionit selektiv, një strategji që lideri më i dashur i Putinit, Yuri Andropov, kishte quajtur "përmirësimi i disiplinës së punës". Dhe përmirësimi i disiplinës është pikërisht ajo që Putini ka filluar të bëjë. Guvernatorët dhe zyrtarët e kanë gjetur veten në burg për korrupsion, regjizorët, shkencëtarët dhe njerëzit e zakonshëm ndodhen prapa hekurave, të akuzuar se kanë ndihmuar Ukrainën. Një pjesë e rëndësishme e modelit të ri të Putin është t'i mbajë të gjithë nën kontroll, duke përfshirë institucionet ligjore dhe shërbimet sekrete. Vitin e kaluar, FSB-ja u trondit nga spastrimet në kupolën drejtuese, në njësinë e saj kibernetike dhe në Qendrën e Sigurisë së Informacionit, kreu i së cilës, Andrei Gerasimov, u detyrua të dalë në pension. Dy nënkryetarë u ndoqën penalisht. FSB-ja u zu gjithashtu ngushtë nga një skandal  i komentuar  gjerësisht vitin e kaluar, pasi gjeneralit të përgjithshëm Vladimir Podolsky, u akuzua për mashtrim dhe u dënua me katër vjet burg.

Të “fluturosh” në ërrësirë

Modeli i ri i Putinit lë pak hapësirë ​​për rivalitet dhe përplasje ndërmjet agjencive. Të gjithë burokratët e Rusisë, nga ministrat dhe gjeneralët e FSB-së, deri tek zyrtarët rajonalë, tani përballen me të njëjtën të ardhme të pasigurtë. Kjo duhet t'i mbajë nën kontroll elitat e vendit, pasi të gjithë kanë frikë të bëjnë lëvizje të paautorizura. Megjithatë, ky model i ri ka një tjetër të metë fatale. Putin e pa modelin sovjetik nga pozicioni i tij si oficer i rangut të lartë të KGB në një departament rajonal në Leningrad, dhe më vonë në Gjermaninë Lindore. Ai ishte shumë larg nga qendra e pushtetit në Moskë për të parë dështimet e atij sistemi, i cili nuk ishte në gjendje as të parashikonte as të parandalonte kolapsin sovjetik.

Problemi kryesor i modelit të Bashkimit Sovjetik ishte se shërbimet e informacionit, duke përfshirë KGB-në, pushuan së dhëni informacioneve kritike për shkak se kishin frikë t'u thoshin shefave të tyre atë që nuk donin të dëgjonin. Si për ironi të fatit, ky është një problem që Putini nuk do ta kuptojë kurrë./Foreing Affairs/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë