Euro 2020

Shënuesi më i mirë në histori, Ronaldo barazon Ali Daei me 109 gola

Një tjetër rekord i shtohet karrierës së pabesueshme të Kristiano Ronaldos. Me dygolëshin e realizuar ndaj Francës me fanellën e Portugalisë, në ndeshjen e fundit në grup të Euro 2020, sulmuesi i Juventusit është bërë shënuesi më i mirë në historinë e kombëtareve, duke barazuar iranianin Ali Daei, me 109 gola.

Me 21 gola të realizuar, Kristiano Ronaldo është bërë gjithashtu edhe lojtari i parë europian që kalon kuotën e 20 golave në Europianë dhe Botërorë.

Për herë të parë në karrierë, sulmuesi portugez ka arritur të shënojë në tri ndeshje radhazi në një turne të rëndësishëm ndërkombëtar. Ai është lojtari i dytë që ia ka dalë të shënojë të paktën 5 gola në fazën e grupeve të një Europiani, pas francezit Mishel Platini në vitin 1984, kur ai realizoi 7 gola.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë