Roman Jaremçuk shënoi golin e barazimit për Benfikën në ndeshjen ndaj Ajaksit në Ligën e Kampionëve, që përfundoi 2-2. Sulmuesi ukrainas festoi me një mesazh të qartë për vendin e tij, ku tashmë Rusia ka filluar pushtimin.
Jaremçuk hoqi fanellën dhe tregoi para telekamerave një kanatiere të zezë me stemën gri të Ukrainës, Tryzub-in (Tredhëmbëshi). Sulmuesi e puthi disa herë stemën, teksa festonte golin, ndërsa arbitri e ndëshkoi me karton të verdhë, pasi gjeste të tilla janë të ndaluara në sport.

“Është shumë e vështirë të flas për vendin tim, situata është shumë e rëndë. Futbolli është futboll, por janë shumë gjëra që po ndodhin në Ukrainë. Unë jam profesionist dhe mundohem të bëj gjithçka për të shënuar, të ndihmoj skuadrën dhe të bëj të lumtur tifozët” – tha Jaremçuk pas ndeshjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




