Futboll

Shënon gati gjithë skuadra, Njukastëlli vendos rekord me 8 gola me 8 autorë të ndryshëm

Gazeta Si – Në javën e fundit të Premier Ligës ra në sy fitorja e thellë e Njukastëllit në fushën e Shefilld Junajtid. Skuadra e trajnerit Edi Houi regjistroi rezultatin 0-8, duke shkruar kështu një faqe të re të hisorisë së futbollit anglez.

Asnjë skuadër më parë nuk kishte mundur të shënonte 8 gola në një ndeshje me 8 shënues të ndryshëm. Për ‘qymyrxhinjtë’ në atë ndeshje realizuan Longstaf, Burn dhe Botman në pjesën e parë. Në të dytën thelluan avantazhin Uillson, Gordon, Almiron, Guimaresh dhe Isak në fund.

Skuadra e Njukastëllit, pas blerjes nga arabët, është kthyer në kohët e saj më të mira. Këtë sezon merr pjesë edhe në Ligën e Kampionëve, ku në ndeshjen e parë në në grup barazoi me Milanin në ‘San Siro’. Në kampionat aktualisht mban vendin e 8-të.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë