Sociale

Shënohet viktima e 30 nga Covid-19, 14 raste të reja

Gjatë 24 orëve të fundit ka ndërruar jetë një pacient me COVID-19 në spitalin infektiv. Pacienti 53 vjeçar nga Kruja me iniciale S.B prej 8 ditësh kishte marrë shërbim, por nuk arriti të mbijetonte. Albana Fico nga Instituti i Shëndetit Publik, bën me dije se gjatë 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 14 raste të reja me COVID-19, nga të cilat 7 raste janë në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe 2 raste në Shkodër.

“Gjatë 24 orëve të fundit, 9 pacientë të tjerë i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 431.

Aktualisht në vendin tonë, 289persona janë aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme. Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 27 të shtruar. 3 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 5 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje më të rënduar. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 32 pacientë,” theksoi Fico.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive dhe e shërimeve,vijon:      

Bashkia Të prekur Të shëruar
Tiranë 309 188
Shkodër 107 64
Krujë 97 9
Durrës 42 38
Fier 37 29
Kurbin 31  
Korçë 19 18
Elbasan 18 15
Kukës 18 10
Lezhë 14 14
Has 14 12
Kavajë 9 8
Lushnjë 7 4
Vlorë 5 4
Pukë 5 4
Mirditë 5 3
Rrogozhinë 4 4
Tropojë 4 4
Berat 3 2
Mallakastër 1 1
Mat 1  

Fico ka deklaruar se situata mbetet e kontrolluar dhe tregues është numri i personave në spitale. Ndërkohë drejtoresha e ISHP i’u bën thirrje edhe një herë qytetarëve se duhet të respektojnë masat e përcaktuara nga autoritetet shëndetësore dhe të kontaktojnë numrin 127 nëse kanë shenja të sëmundjes, ose për  çdo informacion të telefonojnë 0800 40 40.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë