Sociale

Shënohet viktima e 29 nga COVID-19, ndërron jetë 73 vjeçari tek spitali Covid 2 “Shefqet Ndroqi”

Shënohet viktima e 29 nga Covid-19 në vendin tonë.  Pacienti ishte 73 vjeç dhe prej 24 ditësh ishte i  intubuar  në spitalin “Shefqet Ndroqi”.  I ndjeri me iniciale H. K ishte nga Durrësi dhe vuante nga sëmundje bashkëshoqëruese si pneumonia bilaterale, detres i rëndë respirator(ARDS). Talasemi Minor dhe Hipertension Arterial.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i’u bën thirrje qytetarëve t’i respektojnë me shumë rigorozitet masat e distancimit fizik.

Gjatë ditës zëvëndësministrja Mira Rakaçolli bëri me dije se  gjatë 24 orëve të kaluara janë konfirmuar 10 raste pozitive me COVID19, nga të cilat 9 raste ishin në Tiranë, shumica kontakte familjare, dhe 1 rast i ri është në Shkodër.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë