Gazeta Si – Një turist zvicerian ka humbur jetën këtë të hënë, pasi u fut për t’u larë në plazhin e Shëngjinit, Lezhë.
Policia thotë se rreth orës 09:00, në plazhin e Shëngjinit, shtetasi zviceran E.S., 77 vjeç, sapo është futur në det, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe për pasojë ka humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.