Ka ndodhur

Shëngjin, sherr mes dy pushuesve nga Kosova, 50-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Gazeta Si – Një pushues nga Kosova ka mbetur i plagosur me thikë mbrëmjen e kësaj të enjteje në Kune të Shëngjinit, Lezhë.

Dyshohet se ngjarja ndodhi pas një sherri mes dy personave, të dy nga Kosova, për shkaqe dhe në rrethana momentalisht të paqarta.

Burime thonë se një 50-vjeçar i identifikuar si Selim Bllaca me origjinë nga Kosova ka mbetur i plagosur nga një person tjetër po nga Kosova, i cili është arrestuar.

I plagosuri është dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore, por mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore.

“Rreth orës 21:00, në Shëngjin, pas një konflikti të çastit, shtetasi kosovar Hazir Berisha 66 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Selim Bllaca 59 vjeç, banues po në Kosovë. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Lezhë, për tju nënshtruar ndërhyrjes kirurgjikale. Falë veprimeve të shpejta hetimore operacionale, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë u bë e mundur kapja dhe arrestimi i 66-vjeçarit, si autor i dyshuar si dhe sekuestrimi në cilësinë e provës materiale i armës së ftohtë ( thikës) e dyshuar e përdorur nga autori. Vijojnë veprimet hetimore nga grupi hetimor për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin ligjor të saj“, tha dhe policia e Lezhës në një njoftim për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë