Ka ndodhur

Shëngjin, punëtori 36-vjeçar bie nga kantieri dhe humb jetën

Gazeta Si – Një 36-vjeçar humbi tragjikisht jetën, teksa punonte në një kantier ndërtimi në zonën e Kunës në Shëngjin.

Punëtori ra nga lartësia e kantierit, në gropën e ashensorit ku po punonte, duke gjetur vdekjen. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet mbi ngjarjen e rëndë.

“Rreth orës 16:30, Salla Operative e DVP Lezhë është njoftuar se, në ambientet e një objekti në ndërtim në Kune-Shëngjin, shtetasi A. Z., 36 vjeç, banues në Pllanë, Lezhë, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e vendit ku do të vendosej ashensori dhe, për pasojë, ka humbur jetën. Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të viktimës”, – tha policia e Lezhës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë