Politike

Shengeni Ballkanik- “9 pika” për lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve

Përfaqësuesit e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, me përjashtim të Kosovës, janë mbledhur sot “kokë më kohë” në Ohër, për të nënshkruar Shengenin e Vogël Ballkanik.

Kryeministri Edi Rama, kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev, presidenti serb Aleksander Vuçiç dhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnjës e Hercegovinës, Denis Zvizdic dhe ministrja malazeze e Ekonomisë Dragica Sekulic prezantuan një sërë masa për të përmirësuar bashkëpunimin ekonomik rajonal, dhe lëvizjen e lirë të mallrave dhe njerëzve

Gjatë një konferencë për shtyp, presidenti serb, Zoran Zaev dhe Rama kanë zbuluar se cilat do të jenë bazat mbi të cilat do të funksionojë "Shengen i vogël Ballkanik" dhe çfarë ndryshimesh do të sjellë në rajon.

Për treshen politike, zbatimi i kësaj marrëveshje do të kontribuojë në zhvillimin dhe rritjen ekonomike të tre vendeve, si dhe vendeve të tjera në Ballkanin Perëndimor.

Në një konferencë të përbashkët, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev tha se tani po flitej për Ballkanin e shekullit XXI. Sipas tij, kufijtë do të kalohen vetëm me letërnjoftim, kamionët nuk do të presin me orë të tëra në vendkalimin kufitar.

" Ne do të përmirësojmë kushtet e jetesës, do t'i ndihmojmë të rinjtë të qëndrojnë këtu, dhe me këtë marrëveshje do të gjejmë një mënyrë për të tërhequr investitorë të huaj. Ky Ballkan do të jetë një vend tjetër, më i mirë, "tha Zaev, duke i ftuar vendet e tjera të Ballkanit t’i bashkohen Shengenit të Vogël.

Zaev shtoi se qëllimi përfundimtar i nismës rajonale është njohja e ndërsjellë e të gjitha dokumenteve, përfshirë dokumentet e agjencive ushqimore, apo diplomat.

Kryeministri Edi Rama, kreu i qeverisë maqedonase Zoran Zaev ,presidenti serb Aleksander Vuçiç. Gazeta Si, 2019

Nga ana tjetër, presidenti serb Aleksandër Vucic tha se iniciativë do të fuqizonte fermerët dhe prodhuesit serbë, shqiptarë dhe maqedonas.

"Kur vendosim inspektimet kufitare, do të kursejmë 129 milion euro, për të mos përmendur se të lehtë do ta ketë një prodhues domatesh në jug të Shqipërisë të eksportojë mallra në Serbi”, tha ai. “Për të ndihmuar investitorët do të shkëmbejnë inxhinierë dhe punëtorë, në dy vjet do të keni mundësi të shihni rritjen e investimeve në të tre vendet. Do të keni lëvizje të lirë. Para fundit të vitit do të jemi në gjendje të shkojmë në Shqipëri vetëm me një letërnjoftim, "theksoi Vuçiç.

Ndërsa kryeministri shqiptar Edi Rama u shpreh kjo iniciativë nuk do të ndante Ballkanin Perëndimor, por të krijonte një rajon shumë më të fuqishëm ekonomikisht. Rama tha se Ballkani nuk mund të të presë më dakordësimin BE për të krijuar marrëveshje që lehtësojnë ndërveprimin mes vendeve të saj.

“Ne nuk presim që të bëhemi pjesë e BE për të çuar domate në Maqedoninë e Veriut. Të presim BE për t'i thënë turistëve të huaj që shkojnë në një nga vendet tona? Ku është e keqja për sipërmarrësit që duan të kenë paga më të larta. Pse do presim BE që të hyjmë në BE që shqiptarët të mund të punojnë në vendin e tyre? Do presim BE?, pyeti Rama.

Ai deklaroi se bashkëpunimi me vendet e rajonit është në të mirë të vendit.
"Janë përfitim ekonomik. Pse për njohjen e diplomave duhet të presin edhe 5-10 vite të tjera. Është mirë që të jemi së bashku, t'i ndajmë në tyre opinionet tona, se në fund cilësia e jetës varet nga mënyra se si nuk bie dakord, mënyra më e mirë është ajo që nuk cenon bashkëpunimin e përbashkët.", shtoi kryeministri.

Sipas masave konkrete të dakorduara në Ohër:

  • Udhëtimi i qytetarëve të Serbisë, Maqedonisë se Veriut dhe të Shqipërisë nga njëri vend në tjetrin do të bëhet vetëm me kartë identiteti, duke filluar nga janari i 2020-ës.
  • Shengeni i vogël hap mundësinë që të huajt të udhëtojnë në të treja vendet pa viza shtesë. Kjo do të rrisë numrin e turistëve të huaj dhe do të mundësojë vendosjen e ofertave dhe rrugëve të përbashkëta turistike.
  • Do të njihen kualifikimet dhe diplomat, pa procedura shtesë, të cilat do të sigurojnë mundësinë e lëvizjes së fuqive punëtore
  • Do të bëhet i mundur shkëmbimi i studentëve;
  • Do të futet inspektimit veterinar kufitar, i cili do të shkurtojë kohën e pritjes për kamionët e mallrave
  • Do të krijohet një "paketë" digjitale për paraqitjen e dokumentacionit që kërkohet për tranzitinn e mallrave, në mënyrë që të shkurtohen burokracitë
  • Do të ndryshohet ligjet në fushën e tregut të kapitalit, taksave dhe sistemit financiar në të treja vendet, me qëllim krijimin e kushteve për rrjedhën e qetë të kapitalit;
  • Do të forcohet bashkëpunimit ndërkufitar për luftimit e krimit dhe terrorizmit, përmes bashkëpunimit në fushën e emigracionit
  • Krijimi i projekteve të përbashkëta R&D

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë