Politike

‘Shëndetësia’, opozita kërkon dëgjesë me ministren për zjarrin në QSUT, Vokshi: Ende s’dimë shkakun

Në mbledhjen e Komisionit për Çështjet e Shëndetësisë, opozita ka kërkuar dëgjesë me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu, në lidhje me zjarrin në urgjencën e QSUT-së rreth 2 muaj me parë, e cila për pasojë është ende jashtë funksionimit.

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi, kërkoi që ministrja e Shëndetësisë dhe drejtoresha e QSUT-së duhet të japin sqarime në lidhje me mosfunksionimin e urgjencës dhe se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Sipas Vokshit, pak ditë më parë është hapur një tender me vlerë 300 mijë euro për rikthimin në funksion të urgjencës, ndërsa ende nuk janë dhënë shpjegime se cilat janë pajisjet që janë djegur dhe nuk funksionojnë më.

‘Ta bënim mbledhjen në Urgjencën QSUT-së ka rreth 2 muaj që nuk funksion. Ka rënë dy herë zjarr. Nuk funksionon asnjë aparaturë. Ende pacientët shkojnë nga një spital në një spital tjetër. Para 3 ditësh një tender tjetër është dhënë për të vënë në funksionim të që është djegur dhe shkatërruar. Tenderi është 300 mijë euro. Po shkojnë paratë e Shqiptarëve në një gropë, po jepen para të tjera dhe askush nuk ka ardhur këtu në këtë komision se çfarë e shkaktoi zjarrin e parë. Ishte për shkak të vjedhjeve të 17 mln euro? Pse nuk flitet pse nuk tregojnë, cilat janë pajisjet që janë shkatërruar që janë djegur që nuk funksionojnë më 17 mln euro jo vetëm kosto, por prej dy muajsh nuk vite në funksionim godina” tha Vokshi.

Edhe deputeti Tritan Shehu kërkoi që të pyetet ministrja e Shëndetësisë lidhur me këtë çështje dhe mosfunksionimin e urgjencës së QSUT, duke thënë se situata e vështirë u arrit të kalohej falë ndihmës së mjekëve reanimatorë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë