Politike

Shëndetësia/ Nga Edi Rama tek Shkëlqim Cani, ekspertët e PD miratojnë listën e dëshmitarëve dhe planin e hetimit

Deputetët e PS-së munguan për herë të tretë në mbledhjen e  lajmëruar nga Albana Vokshi të komisionit hetimor për sterilizimin dhe check-up.

Albana Vokshi tha se PD-ja do t’i drejtohet me një kërkesë Lindita Nikollës që të zëvendësojë anëtarët e PS-së. Paralelisht me këtë lëvizje, ekspertët e PD-së dorëzuan planin hetimor për konçensionet në shëndetësi.

Plani hetimor parashikon të thërrasë në komision si dëshmitarë Kryeministrin Edi Rama, ish Ministrin Ilir Beqaj, Ministren Ogerta Manastirliu, Ish Ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, Ish Ministren e Financave, Anila Denaj, Ministren e Shëndetësisë Albana Koçiun.

Afati i komisionit hetimor është parashikuar të mbyllet në datën 20 korrik ku palët në komision do të dorëzojnë edhe raportin përfundimtar për ta kaluar më pas për votim në Kuvend


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë