Nga Gazeta ‘SI’ – “Shëndetësia falas” nuk ka lehtësuar barrën financiare të shqiptarëve për sa i përket kujdesit shëndetësor.
Matjet e bëra nga Këshilli i Bashkëpunimin Rajonal, RCC, tregojnë se shqiptarët shpenzojnë më shumë se të gjithë ballkanasit e tjerë për shërbimet e shëndetit. Më shumë se 57% e të anketuarve thonë se shpenzimet vjetore për shëndetin shkojnë deri në 10% të të ardhurave dhe 27% thonë se e kalon këtë nivel.
E njëjta anketë tregon se shqiptarët kanë nivelin më të lartë të ankthit, lidhur me aftësinë e tyre për të përballuar shpenzimet shëndetësore. Mbi 88% e qytetarëve në Shqipëri shprehin shqetësim, prej të cilëve 63% thonë se janë “shumë të shqetësuar”.

Edhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor tregojnë nivele të larta shqetësimi: rreth 70% deri në 80% e popullsisë deklarojnë se janë “shumë të shqetësuar” ose “disi të shqetësuar”.
Pavarësisht disa përmirësimeve të vogla nga viti në vit në raste të caktuara, gjetjet e përgjithshme sugjerojnë përparim të kufizuar në uljen e barrës së shpenzimeve shëndetësore nga xhepi, veçanërisht në rastet e sëmundjeve të rënda ose kujdesit emergjent.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




