Kryeministri Edi Rama i ka cilësuar të drejta dhe ligjore shembjet e banesave që po bëhen në zonën e “5 Majit” në kuadër të projektit të rindërtimit.
Në një replikë me komentues të ndryshëm në rrjetet sociale, ata që e akuzojnë për diktaturë, Rama i përgjigjet se nuk është parë në një vend të tillë që shteti të jep shtëpi, pasi të prish banesën.
Rama nënvizon se asnjë nuk po shoqërohet me forcë, pasi nuk po hidhet në rrugë, por po merr bonusin e qirasë deri në ndërtimin e shtëpisë.
Rama tha po ashtu se askush nuk do të mund ta pengojë zhvillimin, ndërsa përsëriti se autoritetet po sillen me shumë njerzillëk dhe solidaritet.
Replikat e Ramës me qytetarët:
Blerta Huba: Z/Rama përshëndetje. Përsëri un jam... Se di a keni zemër ,,, a keni logjikë ,,,a jeni njerëz se në fakt kur shoh veprimet të 5-maj dyshoj shumë. Janë veprime jashtë çdo logjike njerëzore veprimet që po bëhen te 5-maj Do ngeleni në histori si njeriu që ri-solli diktaturën në Shqipëri. Koha do ta tregojë se po veproni tepër gabim por atëherë do jetë vonë. Do jetë vonë për ne qe po na shkatërron jetën, por do jetë vonë dhe për ty që të korrigjohesh. Fëmijët tanë nuk do munden ti harrojnë këto pamje që po u ofrohen.
Edi Rama: Blerta Huba në cilën diktaturë zonjë shteti të jep shtëpi pasi të prish banesën pa leje dhe sa të ndërtohet shtëpia të mban me qira, ku, kur ka ndodhur diçka e tillë? Fyerjet nuk janë argumente, ndërsa përmendja e diktaturës kështu pa lidhje fare është fyerje për të gjitha viktimat e diktaturës!
Eraldo Palluçi: Ju përgëzoj për punën e pa lodhur që bëni tek “5 Maji”, duke tërhequr zvarrë e torturuar nënat e baballarët tanë. Vazhdoni kështu për sa kohë rinia shqiptare edhe e përbërë në njerëz që kujdesen për leshin e për b...... Urime
Edi Rama: Eraldo Palluçi asnjë torturë, përkundrazi, asnjë njeri që shoqërohet forcërisht për të mos e penguar forcërisht zhvillimin, nuk hidhet në rrugë, po edhe kur banesa është pa leje fare, merr bonusin e qirasë deri në ndërtimin e një shtëpie, njësoj siç bëmë me të prekurit nga tërmeti, pra më shumë njerzillëk dhe solidaritet! Po natyrisht që askush nuk mund të marrë peng punën, sepse kështu pastaj i bie që shumë nëna e baballarë që presin të hyjnë në shtëpi pas tërmetit, të mbahen peng nga pak të tjerë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.