Pas Ksamilit, Velipojës dhe Shëngjinit, IKMT ka zbarkuar këtë të hënë në Vlorë, duke nisur shembjet e ndërtimeve pa leje.
Operacioni i shembjeve “Bregdeti Ynë” do të vijojë në Orikum, Radhimë dhe Llogora. Janë objekte kryesisht 1-katëshe, mure rrethues, por edhe objekte të larta, njësi hoteliere etj.
Në javët e fundit, IKMT ka shembur me dhjetëra ndërtesa pa leje pranë vijës bregdetare turistike në disa zona të vendit. Kundër subjekteve të ndryshme, janë vendosur gjoba dhe personat që kanë shkelur ligjin janë proceduar penalisht. Ndërkohë që autoritetet vendore, kanë nisur pastrimin e inerteve pas shembjes së objekteve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




