Shkon në dy numri i të vdekurve në minierën në Tropojë. Policia ka njoftuar se është nxjerrë i pajetë edhe trupi i minatorit të dytë që mbeti i bllokuar pas shembjes së galerisë së kromit.
Policia thotë se është nxjerrë nga galeria trupi i pajetë i 43-vjeçarit Afrim Zhutaj nga Kepenek, Tropojë. Pak më parë u nxor edhe trupi i 41-vjeçarit Adil Dautaj.
Nga shembja e galerisë mbetën të bllokuar 6 minatorë, ku 4 prej të cilëve u arritën të nxirreshin të gjallë.
Ndërkohë, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.