Bota

Shembet çatia e një klubi nate, të paktën 100 viktima në Republikën Domenikane

Gazeta Si – Të paktën 100 persona humbën jetën dhe më shumë se 150 janë plagosur, pasi një çati u shemb në një klub nate në kryeqytetin e Republikës Domenikane, Santo Domingo.

Ngjarja ndodhi në orët e para të së martës në një koncert të këngëtares së njohur të Rubby Pérez në klubin e natës “JetSet”.

Operacionet e kërkimit vijojnë për të nxjerrë gjallë sa më shumë pjesëmarrës në këtë lokal, por frika se numri i viktimave mund të shtohet mbetet e madhe.

Autoritetet raportojnë se mes viktimave ka politikanë, sportisë dhe artisë të ndryshëm, të cilët merrnin pjese në këtë shfaqje në klubin e njohur në San Diego.

Mediat raportojnë se në disko kishte midis 500 dhe 1000 njerëz në vend. Në vendngjarje mbërritën drejtori i emergjencave, ministrat e Mbrojtjes dhe Shëndetësisë dhe presidenti, Luis Abinader.

“Na vjen thellësisht keq për këtë tragjedi. Ne e kemi ndjekur rastin minutë pas minute. Të gjitha agjencitë e ndihmës po ofrojnë ndihmën e nevojshme dhe po punojnë pa u lodhur”, – tha Abinader. Të plagosurit e dërguar në spital me autoambulanca mendohet se janë rreth njëqind.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë