Vetëm gjashtë skuadra kanë shpenzuar më shumë se 20 për qind të të gjithë shumës së investuar për blerjen e lojtarëve në dhjetëvjeçarin e fundit.
Manchester City, Barcelona, Real, PSG, Chelsea dhe Manchester United në total kanë harxhuar pak më shumë se 7 miliardë euro në merkato, duke nisur që nga viti 2008.
Shifra përbën pak më shumë se 20 për qind të totalit të parave të shpenzuara në rang global për shit-blerjen e lojtarëve, që përllogaritet në rreth 35 miliardë euro.
City mori “primatin” e shpenzimeve në merkaton e fundit verore, ku u harxhuan qindra milionë euro për afrimin e disa emrave, kryesisht në mbrojtje, që Pep Guardiola i kërkoi me ngulm.
Pas tyre renditen sheikët francezë të PSG-së, me goditjen e famshem 222 mln euro të Neymar, por edhe afrimin e Mbappe për 180 mln të tjera, megjithëse kjo shumë, për t’iu shmangur penalizimeve të Fair Play-t financiar do të shlyhet në disa këste të derdhura në arkat e Monakos.
Edhe Manchester United nuk qëndron shumë pas, ku blerja më e bujshme është ajo e Paul Pogba prej 120 mln euro nga Juventusi.
Barcelona e vendosi emrin e vet në këtë listë me dy blerjet e bujshme të realizuara në dy merkatot e fundit, fillimisht me Dembele gjatë verës së kaluar, që u transferua nga Dortmundi tek katalanasit për 115 mln euro dhe më pas me Coutinhon e shkëputur nga Liverpul për 120 mln të tjera.
Në renditjen e skuadrave që kanë shpenzuar më shumë, Reali rezulton skuadra që ka shpenzuar më pak, por edhe ka fituar më shumë, përfshirë këtu trofe dhe të ardhura.
Ndërkohë, fill pas 6 gjigantëve financiarë të futbollit botëror, renditet Juventusi dhe Liverpuli. Bardhezinjtë italianë kanë shpenzuar rreth 920 milionë euro në merkatot e dhjetë viteve të fundit, ndërsa Liverpuli 930 të tillë. Por, të dyja skuadrat kanë rregulluar bilancet me shitjet e bujshme. Juventusi me Pogbanë tek Manchester United dhe Liverpul me Coutinhon tek Barcelona.
What Is Universal Way To Get Prescription Drugs And Get To Know More About Health
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.