Politike

Shehi: Komisioni antikorrupsion, trik elektoral

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, në një konferencë për mediat e konsideroi Komisionin e Posaçëm Antikorrupsion një trik parazgjedhor për t’i bërë presion Prokurorisë së Posaçme.

“Trik parazgjedhor për t’i bërë presion SPAK, Ata e bënë e gëzofshin komisionin të bëjnë çfarë të kenë qejf, s’mund të bëhemi pjesë e këtij teatri pa moral”, tha Shehi.

Kuvendi miratoi një ditë më parë  me 74 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim ngritjen e Komisionit të Posaçëm Antikorrupsion.

PD e Rithemelimit kryesuar nga Gazment Bardhi bojkotuan votimin, ndërsa 5 prej tyre votuan kunder; Ervin Saljani, Lindita Metaliaj, Elda Hoti, Ilda Dhori dhe Albana Vokshi.

Kundër votoi edhe deputeti i opozitës Agron Shehaj i shkëputur nga PD. Bojkotoi votimin edhe grupi i deputeteve “Basha”.

Komisioni i Posaçëm do te përbëhet nga 11 anëtarë, nga të cilët 6 janë përfaqësues të shumicës parlamentare dhe 5 përfaqësues të opozitës


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë