Politike

Shehaj në konventën themeluese: Do sjellim ndryshimin, do krijojmë mundësi për të gjithë

Në konventën themeluese të partisë ‘Mundësia’, nismëtari i saj, Agron Shehaj deklaroi se kjo parti do të sjellë ndryshimin.

“Do të kthejmë shpresën tek shqiptarët. Do të ngrejmë një parti politike europiane, të ndershme, eficente, të jashtëzakonshme.

Një parti që siç ka emrin ashtu do të jetë. Një parti mundësish. Një parti ku njerëzit do të ndihen të përfaqësuar.

Do të shkojmë drejt zgjedhjeve me bindjen se ne do sjellim ndryshimin. Se ne do të krijojmë mundësi për të gjithë.

Ne nuk dorëzohemi. Ne do të luftojmë modelin e vjedhjes se mundesive deri në fund. Ne do të luftojmë korrupsionin dhe padrejtësitë çdo ditë. Ne do të luftojmë për vendin tone çdo ditë dhe çdo natë.  Së bashku do ia dalim. Tju japim shqiptareve ate qe ju takon, mundesite e mohuara, per nje jete me te mire ne shtepine e tyre.” u shpreh Shehaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë