Politike

Shehaj: Basha nuk ka më shumicën, të largohet, ose të përshtatet

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj, tha se zgjedhjet e 6 marsit treguan se Basha nuk ka më shumicën në parti.   

“Zgjedhjet e 6 marsit treguan që Lulzim Basha nuk ka më shumicën brenda PD-së dhe për këtë arsye ai duhet të largohet. Dhe t’i japë mundësi demokratëve të bashkohen. PD i takon shumicës së demokratëve. I bëj thirrje të gjithë deputetëve demokrat, që të respektojnë vullnetin e shumicës dhe të bashkohemi. Shumica tregoi që nuk është me Bashën, dhe ai duhet të largohet.

Nuk po flasim për bashkim grupimesh. Nuk po themi për bashkim, por shumica e ka shprehur vullnetin. Argumentet që përdorte Basha, ishte se kishte shumicën dhe nuk kishin arsye të largoheshin nga PD.

Në demokraci vendoset përmes votës. Ne kemi dy çështje që do zgjidhim, të bashkojmë PD-në. Ky problem zgjidhet duke respektuar vullnetin e shumicës. Në demokraci vendoset përmes votës, shumica ka të drejtë, vendos, ndërsa pakica mund të bëjë dy gjëra, ose të largohen, ose të përshtaten. Brenda PD-së të vendosim votuesit e PD-së dhe anëtarët”.

A do të kandidojë ai për kryetar në PD? “Kur të hapet gara do vendos”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë