Nga Gazeta ‘Si’- Shefi i Zyrës së Bashkimit Europian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka kërkuar nga Kosova që të largojë masat e ndalimit të produkteve serbe.
Kështu ka thënë ai gjatë mbledhjes së Këshillit të Investitorëve Evropianë (EIC), të cilët kanë mbajtur Forumin e Parë të Investimeve të Qëndrueshme.
“Ky është një diskutim me kohë për Kosovën, në fazën e vet të zhvillimit dhe pikë vështrimit të rrethanave ndërkombëtare. Kemi dëgjuar për investime të drejtpërdrejta të huaja, remitanca gjithnjë në rritje, rritjen e vendeve të punës, edhe disa zhvillime pozitive në rritjen e eksportit të gjitha këto janë zhvillime të mira në raporte të huaja. Po shohim gjëra pozitive që po ndodhin në sektorin e energjisë”, deklaroi ai ndërsa tha se për Kosovën dhe Serbinë do të këtë disa kushte shtesë, që të angazhohen në mënyrë konstruktive me rezultate të prekshme në përmirësimin e marrëdhënieve.
“Në këtë drejtim lëvizja e lirë e mallrave shërbimeve dhe punëtoreve, paraqitet shumë në planin zhvillimor. Inkurajojmë Kosovën që të heqë sa më shpejt ndalimin e produkteve serbe në Kosovë. Investimet e qëndrueshme kërkojnë vëmendjen e të gjithëve.” – ka thënë ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




