Treg

Shefi i OPEC optimist: Më e keqja e krizës së naftës ka mbaruar

OPEC ka një optimizëm të kujdesshëm kur vjen fjala për krizën e naftës. Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) thotë se më e keqja  në lidhje me këtë treg ka mbaruar përsa i përket goditjes nga pandemia.

Perspektiva për tregun në gjysmën e dytë të vitit po fillon të duket më inkurajuese ndërsa ekonomia globale rimëkëmbet, tha Mohammad Barkindo, sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës. Karteli dhe aleatët e tij po zbatojnë me shpejtësi uljen e prodhimit, tha ai.

“Këtu në OPEC ne jemi optimist të kujdesshëm se e keqja është hedhur pas krahëve tona,” tha Barkindo nga  Vjena në një intervistë për Bloomberg ditën e sotme (të premten).

“Ajo që pamë në prill ishte e jashtëzakonshme”, por anëtarët e grupit “u përballën me sfidën”.

OPEC+ do të shikojë të gjitha opsionet kur të ketë përsëri takimin në qershor, tha Barkindo. Shkurtimi i prodhimit mej 9.7 milion fuçi në ditë që nisi më 1 maj, i atribuohet rënies graduale që do të ndodh në dy muajt e ardhshëm. Është e parakohshme të thuhet nëse grupi mund të vendosë të ndryshojë këtë plan, tha ai.

Karteli do të marrë në konsideratë gjendjen e ekonomisë globale, forcën e rimëkëmbjes së kërkesës për naftë dhe statusin e pandemisë së koronavirusit në diskutimet e saj, shpjegoi Barkindo.

“Tabloja për gjysmën e dytë të vitit po fillon të duket inkurajuese dhe pozitive që do të ketë një rikthim të situatës për mirë,” tha ai.

Anëtarët e grupit implementuan me shpejtësi rënien e prodhimit, konfirmoi sekretari i përgjithshëm. Kombinuar kjo me frenime shtesë vullnetare për muajin qershor të shpallura nga Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kuvajti, plus ulje në vendet e tjera përfshirë SHBA-të, furnizimi i përgjithshëm global do të bjerë deri në 17.2 milion fuçi në ditë, tha ai. /Burimi:Bloomberg. Pështatur në shqip: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë