Ushqim

Shef David Boseta, nga “Zoe Hora” Dhërmi, na tregon recetën e mëllenjave të mbushura

Mëllenjat janë një zgjidhje e mirë për këdo që do të bëjë një recetë ndryshe nga ajo me pulë. Më e shijshme dhe më e veçantë, mëllenja është perfekte e kombinuar me kërpudha dhe perime.

Shef David Boseta nga Zoe Hora Dhërmi tregon për Gazetasi.al si të pregatisim Mëllenjë të mbushur me kërpudha.

Përbërësit:
Mëllenjë
Kërpudha
Patate baby (të vogla)
Karrota baby
Piper i zi kokërr
Verë e kuqe 100 ml
Trumëz 10 gr
Kripë
Vaj ulliri 20 ml

Shef David Boseta, “Zoe Hora” Dhërmi

Përgatitja e mëllenjës:

Në një tigan të paranxehur shtojmë vaj ulliri dhe mëllenjën e marinuar me kripë dhe piper. Pasi mëllenja ka marrë ngjyrën e artë e aromatizojmë me trumëz dhe e shuajme me verë të kuqe. Mëllenjën e heqim nga tigani dhe e lëmë verën që të reduktojë deri sat ë marrë formën e salcës.

Mbushja: Kërpudhat e grira imët i kalojmë në tigan me vaj ulliri dhe trumëz. Pasi janë kaurdisur mjaftueshëm i përdorim për mbushjen e mëllenjës. Pasi e kemi mbushur e kalojmë në furrë për 15 minuta në 174 gradë Celsius. Garnitura: Në një enë me ujë të valuar shtojmë patatet e vogla, i kontrollojmë herë pas here dhe pasi janë zier i kalojmë në ujë të fothtë për të ndaluar gatimin e produktit, e njejta procedurë ndiqet edhe me karrotat. Pasi janë perimet gati i kalojmë në tigan me pak kripë dhe gjalp.

Përfundimi i pjatës: Vendosim mëllenjën dhe perimet anash saj, salcën e shtojmë sipër mëllenjës dhe rreth pjatës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë