Ka ndodhur

SHÇBA arreston dy punonjës policie në Lushnjë

Dy punonjës të policisë kanë rënë në pranga këtë të mërkurë në Lushnjë, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim dokumentesh.

Me një njoftim për mediat, SHÇBA bën me dije se dy policët me inicialet E.C. dhe A.P., kanë abuzuar me detyrën, duke moszbatuar me korrektësi procedurat standarde për ndalimin e një drejtuesi mjeti të shpallur në kërkim.

Gjykata e Tiranës, ka vendosur “Arrest në burg” për efektivin E.C., i dyshuar për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave”.

Gjithashtu gjykata ka vendosur “Arrest në shtëpi” ndaj efektivit me inicialet A.P., i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikimi i dokumentave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë