A u krijua koronavirusi që ka izoluar gjysmën e popullsisë së globit në një laborator në Kinë? Ajo që ka qarkulluar prej muajsh si teori konspirative, është tanimë pista kryesore e Shtëpisë së Bardhë dhe Inteligjencës amerikane për origjinën e Covid-19.
Zyrtarë të inteligjencës dhe ata të sigurisë kombëtare të SHBA.-së thonë se qeveria e Shteteve të Bashkuara po shqyrton seriozisht mundësinë që koronavirusi ta ketë origjinën në një laborator kinez dhe jo në një treg të gjësë së gjalle.
Presidenti amerikan Donald Trump i bëri të qarta dyshimet e Shtëpisë së Bardhë të mërkurën kur ekspertët amerikanë po përpiqen të përcaktojë nëse koronavirusi erdhi nga laboratori i virologjisë në Wuhan të Kinës.
Fox Neës raportoi të mërkurën se virusi filloi në një laborator të Wuhan jo si armë biologjike, por si pjesë e përpjekjes së Kinës për të demonstruar se aftësitë e saj për të identifikuar dhe luftuar viruset janë të barabarta ose më të mëdha se aftësitë e Shteteve të Bashkuara.
Ky raport dhe dyshimet e hedhura nga inteligjenca amerikane kanë bërë që Shtëpia e Bardhë ta marrë seriozisht se Covid-19 u krijua në laboratorin e Wuhanit, ku zhvillohen eksperimentet e virologjisë dhe standardet e dobëta të sigurisë atje, bënë që dikush të infektohej dhe koronavirusi të shfaqej në një treg të gjësë së gjallë ku virusi filloi të përhapet.
Në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Trump u pyet për këto raporte. “Ne po bëjmë një ekzaminim shumë të plotë të kësaj situate të tmerrshme që ndodhi në Wuhan,” tha ai.

Një zyrtar i inteligjencës bëri të ditur për rrjetin televiziv amerikan “CNN”së tani për tani dyshimet e SHBA-së janë se virusi doli aksidentalisht jashtë laboratorit. Burime të tjera i thanë “CNN” se inteligjenca amerikane nuk ka qenë në gjendje të vërtetojë teorinë, por po përpiqet të zbulojë nëse dikush ishte infektuar në laborator dhe mund të ketë infektuar pastaj të tjerët.
Inteligjenca amerikane mësohet se kishte dërguar në vitin 2018 agjentë në laboratorin e Wuhanit, nën dyshimet se Kina kishte bërë një zbulim, që po mundohej ta fshinte. Këta agjentë, sipas “Washington Post” kishin paralajmëruar më pas presidentin Trump se Pekini po punonte me koronaviruse të rrezikshme, por se nuk e dinin ende se për çfarë bëhej fjalë konkretisht.
Teoria e krijimit të Sars-COV-2 në laborator është mohuar nga qeveria kineze, e cila thotë se Trump po mundohet të gjejë një rrugëdalje nga kriza e rëndë shëndetësore në SHBA duke fajësuar Pekinin.
Por publikimi i disa kabllove të Departamentit Amerikan të Shtetit të vitit 2018 ngre shqetësime në lidhje me sigurinë dhe menaxhimin e Institutit të Virologjisë Wuhan. Kur u pyetën për këto kabllo, Sekretari i Shtetit Mike Pompeo, i cili ka vazhduar ta quajë koronavirusin “virusin e Wuhanit”, nuk i hodhi poshtë. Pompeo i bëri thirrje Pekinit të ndajë gjithçka që di për virusin e ri.
“Partia Komuniste Kineze nuk u dha Amerikanëve qasje në të dhënat e të prekurve kur ne ua kërkuam në fillim të epidemisë,” tha Pompeo në fillim të kësaj jave. “Pastaj ne e dimë që ata kanë këtë laborator. Ne e dimë që ai ndodhet pranë tregut të gjëse së gjallë. Ne e dimë se virusi vetë ka origjinën në Wuhan. Pra, të gjitha këto të dhëna do të mblidhen dhe do të formojmë tablone e plotë. Ende ka shumë që nuk dimë dhe duhet të gjejmë përgjigje” .
“Disa nga zyrtarët e inteligjencës thonë se nëse akuzat vërtetohen, SHBA ka ndërmend që Kina të paguajë një çmim të shtrenjë, por Shtëpia e Bardhë duhet të jetë e kujdesshme që të mos i shkaktojë Kinës kosto përpara se pandemia të jetë nën kontroll dhe derisa ata të kenë më shumë informacion në lidhje me krijimin e virusit”, shkruan sot “CNN”.

Cfarë zbuluan zyrtarët amerikanë në 2018-ën në Wuhan
Në një investigim të publikuar së fundmi, gazeta amerikane “Washington Post” ka zbardhur disa kabllo të Ambasadës Amerikane në Pekin, që lëshonte paralajmërimet për rrezikun nga laboratorët kinezë. Ishte viti 2018, dy vjet para shpërthimit të pandemisë aktuale dhe disa agjentë amërikane ishin dërguar në Wuhan.
Ambasada shprehte shqetësim në lidhje me eksperimentet me lakuriqët e natës në laboratorin e Wuhan, për të cilin theksonte se nuk kishte standarde të përshtatshme sigurie.
“Dy vjet para se pandemia e koronavirusit të udhëtonte në botë, agjentë dhe zyrtarë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara vizituan vazhdimisht një qendër kineze kërkimore në qytetin Wuhan dhe dërguan dy paralajmërime zyrtare në Uashington për sigurinë e pamjaftueshme në laborator, i cili po kryente studime të rrezikshme mbi koronavirusin e lakuriqit. Këto kanë nxitur diskutime brenda qeverisë së SHBA-së nëse ky apo ndonjë laborator tjetër në Wuhan ishte burimi i virusit”, – shkruan gazeta amerikane “Ëashngton Post”. “Në janar të vitit 2018, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Pekin ndërmori hapin e pazakontë të dërgimit të vazhdueshëm të diplomatëve shkencorë amerikanë në Institutin e Virologjisë në Wuhan (ËIV), i cili në vitin 2015 u bë laboratori i parë i Kinës për të arritur nivelin më të lartë të sigurisë ndërkombëtare në kërkimin biologjik (i njohur si BSL-4).
“Studiuesit gjithashtu treguan se disa koronaviruse në formë SARS mund të bashkëveprojnë me ACE2, receptori njerëzor i identifikuar për koronavirusin SARS. Ky konstatim sugjeron që koronaviruset e lakuriqit të ngjashme me SARS mund të transmetohen te njerëzit për të shkaktuar sëmundje të ngjashme me SARS”, thekson gazeta.
Kabllot e Ambasadës Amerikane në Kinë, të cilat i janë dërguar presidentit Trump, shpjegojnë se hetimi kishte për qëllim parandalimin e një epidemie tjetër të ngjashme me atë të SARS që ndodhi në vitin 2003. Qeveria kineze ende refuzon t’i përgjigjet çdo pyetjeje themelore në lidhje me origjinën e koronavirusit të ri, duke bërë që shumë zyrtarë brenda Administratës Trump, të ngrenë dyshime për burimin e shpërthimit.
Sipas “Washington Post” , një zyrtar i lartë i administratës tha që ka prova të mëtejshme të ofruara nga inteligjenca amerikane për të mbështetur mundësinë që pandemia është rezultat i një aksidenti laboratorik në Wuhan”.
Inteligjenca amerikane hedh dyshime në origjinën e diskutueshme të virusit. Versione të të Pekinit flisnin për shitjen e lakuriqëve në tregun e Wuhan, diçka që nuk ndodhi. Kafshë të tilla nuk u shitën atje. Por sikur të mos mjaftonte kjo, pacienti i parë që u paraqit si bartës i Sars-CoV-2 nuk ishte kurrë atje.
“Pekini ende nuk u ka dhënë ekspertëve amerikanë mostra të koronavirusit të ri të mbledhur nga rastet e para. Laboratori Shanghai që lëshoi gjenomin e ri të koronavirusit më 11 janar u mbyll shpejt nga autoritetet. Disa nga mjekët dhe gazetarët që raportuan për përhapjen që në fillim janë zhdukur”, – shkruan gazeta amerikane.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




