Dy kompanive amerikane iu është dhënë drita jeshile për të prodhuar mish pule në laborator. Mbështetësit e kësaj teze thonë se mishi i kultivuar do të ndihmojë në eliminimin e vuajtjeve të kafshëve dhe në luftimin e ndryshimeve klimatike.
Sipas prodhuesve, ky lloj ushqimi do të rritet nga multiplikimi i qelizave muskulare të kafshëve, dhe do të jetë njësoj i shëndetshëm, me vlerat nutriente dhe shijen sikurse mishi natyral.
‘Upside Foods’ and ‘Good Meat’ thanë se produktet duhet të jenë në dispozicion së shpejti, por nuk ka asnjë tregues të qartë për kohën e saktë.
Për momentin, ‘Upside’ po organizon një konkurs për të lejuar klientët më kureshtarë të jenë ndër të parët që do ta provojnë produktin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Good Meat, e cila tashmë shet produktet e saj në Singapor, i reklamon ato si “mish pa therje” dhe argumenton se është një qasje më humane për të ngrënë mish.
Megjithatë, vlen të theksohet se, sektori i prodhimit të mishit sintetik është ende në lindje dhe ekzistojnë pak laboratore, por nëse do të përhapej gjerësisht, nuk mund të përllogaritet impakti që mund të ketë ky sektor në aspektin mjedisor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.