Analize

SHBA kërcënon Kosovën: Hiqni taksën ose ndërpresim ndihmat!

Presioni i SHBA-së ndaj Kosovës për heqjen takës ndaj importeve serbe, duket se ka marrë tanimë tone kërcënuese. Së fundmi Uashingtoni zyrtar paralajmëroi Prishtinën se nëse nuk tërhiqej nga ky vendim, do të ndërpriste të gjitha ndihmat, përfshirë edhe ato për ushtrinë e re të Kosovës.

Një paralajmërim i tillë nga aleatja më e vyer e Kosovës, ka shkaktuar jo pak kaos në Prishtinë, duke thelluar edhe më tej krizën në koalicionin qeverisës mes pasuesve të Hashim Thaçit dhe atyre të kryeministrit, Ramush Haradinaj.

Në paralajmërimin e saj, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë bën të qartë veprimet që minojnë dialogun Kosovë-Serbi dhe refuzimi për të pezulluar tarifat shkojnë kundër interesave të SHBA-ve.

“Një marrëveshje gjithëpërfshirëse mes Kosovës dhe Serbisë është në interesin strategjik të Shteteve të Bashkuara", thuhet në deklaratë. “Ne këshillojmë Kosovën apo cilido mik tjetër të Shteteve të Bashkuara se nuk mund të ndërmarrë veprime që janë kundër interesave tona strategjike, pa u ballafaquar me pasojat për marrëdhënien tonë bilaterale”, thekson SHBA-ja .
Duke rritur tonin e presionit, Uashingtoni ka bërë po ashtu të qartë se statusi i Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran, dhe i rreshtuar me Shtetet e Bashkuara, do ta mbrojë atë nga gjitha pasojat e vendimeve të sa në arenën ndërkombëtare.

“Ne ritheksojmë pikëpamjen tonë se një pezullim i menjëhershëm i tarifës për importet nga Serbia dhe Bosnja është një masë e nevojshme për të rikthyer procesin e dialogut. Presim që Kosova të ndërmarrë masa konstruktive”, shton më tej Ambasada Amerikane . ”I bëjmë thirrje Kosovës dhe vendeve të tjera të rajonit që të tregojnë përkushtim ndaj normalizimit, paqes dhe stabilitet si dhe ndaj lëvizjes drejt integrimit europian”

Ambasadori Amerikan në Kosovë, Philip Kossnet

Përdorimi i këtyre toneve ta ashpra ndaj vendit më pro-amerikan në botë, konfirmon për shumë ekspertë se pas kësaj loje me taksën fshihet marrëveshja për ndryshimin e kufijve të Kosovës. Heqja ose jo e taksës do të jetë një për ata janë pro ose kundër një marrëveshjeje përfundimtare me Prishtinës dhe Kosovës, e cila do të zyrtarizohet sipas plani Thaçi- Vuçiç me shkëmbim territoresh.

Kërcënimi i fundit i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, e cila e quan heqjen e taksës një interes amerikan, vulos edhe njëherë faktin se SHBA-ja kërkon më çdo kusht arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, edhe nëse ajo përfshin shkëmbim territoresh. Një gjë e tillë u që me takimet e njëpasnjëshme mes presidentit Donald Trump dhe Thaçit, por edhe me letrën e fundit që kreu i Shtëpisë së Bardhë u dërgoi presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Arritja e kësaj marrëveshjeje duket se është aq e rëndësishme për SHBA-në, sa burime diplomatikë thanë për mediat në Kosovë se cilido politikan shqiptar, kosovar, apo serb që do të bëhet pengesë për korrigjimin e kufijve do të futet në listat e zeza amerikane.

Por pavarësisht presionit të pashembullt, kryeministri Haradinaj vazhdon të qëndrojë i palëkundur, duke e pasur të qartë se heqja e taksës do t’i hapte rrugën marrëveshjes për shkëmbimin e territoreve.

Duke iu përgjigjur deklaratës së Ambasadës Amerikane, e cila erdhi vetëm disa ditë pasi kryeministri u takua me Ambasadorin Amerikan në Prishtinë, Haradinaj deklaroi se kjo taksë nuk do të hiqej derisa Serbia të njihte pavarësinë e Kosovës.

Ramush Haradinaj

“Nëse në Beograd thonë që nuk do t’ju njohim kurrë, atëherë as nuk do të përdorim fjalë tjetër. Nëse Beogradi thotë se nuk t’ju njoh kurrë, atëherë edhe mund të themi se nuk do ta heqim kurrë taksën”, tha Haradinaj gjatë një takimi në Ferizaj.

Rezistimi i tij ndaj kërkesave të njëpasnjëshme të SHBA-së ka shkaktuar përçarje brenda koalicionit qeveritar, pasi një sërë figurash politike po i bëjë thirrje Haradinaj të tërhiqet nga ky vendim. Shefi I grupit parlamentar të PDK-së Memli Krasniqi, një përkrahës i presidentit Thaçi deklaroi së fundmi nëse Uashingtoni insiston që me çdo kusht të hiqet taksa, atëherë kjo duhet të shqyrtohet”.

Por loja nuk është vetëm me një kah. Shteti më i fortë i BE, Gjermania dhe Britania e madhe që po del prej saj janë shprehur kundër kësaj zgjidhjeje që do të hapte kutinë e pandorës në Ballkanin perëndimor. Shumë kush në Prishtinë pretendon se pas vendimit të Haradinajt, për vënien e taksës me nota patriotike që ndezi gjakrat e të gjithë atdhetarëve, qëndronte Berlini zyrtar, i cili kërkon me çdo kusht mosrealizimin e një marrëveshje Thaçi- Vuçiç.

" Kosova mund të mashtrohet në dialogun me Serbinë"

Pavarësisht presionit të SHBA-së për arritjen e një marrëveshjeje, analisti dhe eksperti amerikan për çështjet e Ballkanit, Janusz Bugajski mendon se Kosova duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme gjatë procesit të dialogut, përndryshe do të mund të mashtrohet. Ai thekson se tentativat për ndryshime kufijsh mund të keqpërdoren nga Moska zyrtare.

“Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentativë për shkëmbim territoresh apo ndryshimit të kufijve në Ballkan, pasi ajo do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, tha Bugajski.

Bugajski ka theksuar se mungesa e konsensusit për çështjet jetike si dialogu në spektrin politik të Kosovës mund ta dëmtojë procesin, por edhe të ardhmen e saj. I pyetur se a ekziston ndonjë dokument ku përmendet ndarja, copëzimi i Kosovës apo shkëmbimi i territoreve me Serbinë, Bugajski theksoi se nuk është në dijeni të ndonjë dokument i tillë ekziston.

“Pasi dialogu të intensifikohet do të dimë më shumë për këtë proces. Sidoqoftë, procesi i negociatave duhet të jetë maksimalisht transparent, ndërsa qytetarët e Kosovës duhet të jenë më këmbëngulës për këtë transparencë”, deklaroi Bugajski për RTK.

I pyetur se a ofrohen garanci se Kosova mund të anëtarësohet në OKB nëse arrihet një marrëveshje mes Prishtinës e Beogradit, dhe nëse për zbatimin e një marrëveshjeje të tillë ofrohet nga garanci nga SHBA-ja dhe BE-ja, Bugajski u shpreh skeptik.

“Nuk e di si mund të ndodhë kjo. E dimë se aty është Rusia dhe Kina”, tha Bugajski.
Ai shtoi se SHBA -të duhet të përfshihet më shumë në këtë proces dhe se ajo nuk e ka ndryshuar objektivin primar se Kosova duhet të jetë shtet i stabilizuar.

“Ky është objektiv i SHBA-së. Ajo që ka ndryshuar është vetëm strategjia për të arritur stabilitetin afatgjatë”, vuri në dukje analisti. Shtetet e Bashkuara të Amerikës synojnë një zgjidhje afatgjate për Kosovën.

“Kosova duhet të jetë pjesë e organizmave ndërkombëtarë, por ajo duhet të jetë e vëmendshme sepse çdo tentativë për shkëmbim territoresh apo ndryshimit të kufijve në Ballkan, pasi ajo do të mund të përdoret nga Rusia për interesa të saj, e jo për interesat e rajonit”, tha Bugajski.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë