Bota

SHBA këmbëngul për qetësimin e situatës në Lindjen e Mesme, Blinken bisedon me udhëheqësit e Katarit dhe Egjiptit

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken diskutoi me udhëheqësit e Katarit dhe Egjiptit, tha Departamenti i Shtetit, për përpjekjet për të ulur tensionet në rritje në Lindjen e Mesme.

”Blinken foli me kryeministrin e Katarit, Mohammed bin Abdulrahman dhe ministrin e Jashtëm egjiptian, Badr Abdel-Atty”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të SHBA, Matthew Miller.

”Blinken ka folur gjithashtu me homologët e tij në rajon dhe në mbarë botën gjatë ditëve të fundit për të dhënë një mesazh”, tha Miller.

“Ne jemi në një moment kritik për rajonin dhe është e rëndësishme që të gjitha palët të ndërmarrin hapa gjatë ditëve në vijim për t’u përmbajtur nga përshkallëzimi dhe qetësimi i tensioneve”, theksoi ai.

”SHBA janë të shqetësuara për rrezikun e përshkallëzimit të konfliktit”, tha Miller.

“Përshkallëzimi nuk është në interesin e askujt. Nuk është në interesin e asnjë vendi. Nuk është në interes të rajonit, dhe sigurisht nuk është në interesin e miliona civilëve që duan të jetojnë jetën e tyre të lirë nga dhuna dhe konflikt”, shtoi ai.

Pas vrasjes së liderit të Hamasit Ismail Haniyeh në Teheran dhe një komandanti ushtarak të Hezbollahut të mbështetur nga Irani në Liban javën e kaluar, rreziku i një lufte të madhe në Lindjen e Mesme ka vazhduar të rritet.

Irani, Hezbollahu dhe Hamasi kanë njoftuar se do të hakmerren kundër Izraelit.

SHBA ka rritur praninë e saj ushtarake në rajon, por ka thënë vazhdimisht se nuk mendon se një përshkallëzim është i pashmangshëm.

”Parandalimi ishte një pjesë e rëndësishme e nxitjes së shpërshkallëzimit”, shtoi Miller.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë