Ekonomi

SHBA ka prekur tavanin e borxhit, çfarë do të thotë kjo?

SHBA-ja preku nivelin tavan të borxhit të saj gjatë javës së shkuar duke detyruar departamentin e Thesarit që të marrë masa ekstreme për të vijuar me pagesën e faturave të qeverisë.

Sekretarja e Thesarit, Janet Yellen tha se lëvizjet afatshkurtra që përfshijnë pezullimin e riinvestimeve në programin e pensioneve për punonjësit federalë, të lejojë qeverinë të paguajë detyrimet e saj deri në qershor, pas së cilës SHBA do të rrezikohet të mos paguajë borxhin e saj.

Duke lënë politikën mënjanë,  pyetja një milion dollarëshe është: a do të ndikojë kjo tek paratë e qytetarëve?

“Me një fjalë, jo,” thotë Brad McMillan, shefi i investimeve për Rrjetin Financiar të Commonwealth.

Sigurisht, është pak më komplekse se kaq.

Më kujto përsëri – cili është tavani i borxhit?

Qeveria e SHBA financon pjesën më të madhe të shpenzimeve të saj përmes borxhit, i cili lëshohet nga Thesari. Kufiri aktual është 31.4 trilion dollarë.

Rritja e këtij kufiri do t’i lejonte qeverisë të marrë më shumë hua për të mbuluar shpenzimet e miratuara tashmë nga Kongresi. Dështimi për të rritur tavanin do të nënkuptonte se qeveria përfundimisht do të dështonte të kthente borxhet e saj, duke përfshirë pagesat e interesit për bonot e thesarit – duke e vënë teknikisht qeverinë amerikane në dështim.

Ku qëndron tani tavani i borxhit?

Në harresë politike. Republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve thonë se nuk do të pranojnë të rrisin kufirin nëse administrata Biden nuk pranon shkurtimin e shpenzimeve.

Yellen dhe kompania në thelb po gjejnë para ku të munden ndërkohë. Disa shembuj: pezullimi i investimeve të reja në Fondin e pensioneve dhe invaliditetit të shërbimit civil dhe në Fondin e përfitimeve shëndetësore të pensionistëve.

Çfarë mund të ndodhë nëse SHBA i afrohet një mundësie mospagimi?

Edhe pse disa do të debatojnë për teknikat, shumica e ekspertëve do t’ju thonë se SHBA-ja nuk ka dështuar kurrë për borxhin e saj dhe me shumë gjasa do të ndërmarrë hapa për të shmangur një mospagim edhe këtë herë.

Për shkak të reputacionit të sprovuar, borxhi i SHBA-së konsiderohet një “aset sigurie” pa rrezik në ekonominë botërore.

Megjithatë, lëkundjet në aftësinë kreditore të SHBA-së mund të rezultojnë në disa trazira të tregut, si në vitin 2011 kur SHBA u përball me një krizë tavani të borxhit dhe uli  vlerësimin e saj të kredisë.

“Atë vit pamë shumë paqëndrueshmëri në treg.”,- thotë Ross Mayfield, një analist i strategjisë së investimeve në Baird Private Ëealth Management. “Duket se kërkon paqëndrueshmëri të brendshme të tregut për t’i detyruar politikanët në tryezë të veprojnë.”

Po nëse SHBA në të vërtetë dështon? E pastaj?

Është e vështirë të thuash saktësisht se çfarë do të ndodhte nëse SHBA-ja nuk do të mund të paguante faturat e saj, por nuk do të ishte e fundit.

“Nëse një qeveri si Argjentina apo Italia dështonte në borxhin e saj, kjo do të ishte për shkak se ata nuk i kishin paratë në formën që i detyroheshin borxhit”, – thotë McMillan. “Nëse Italia merr hua në dollarë, duhet ta kthejë atë në dollarë.”

Megjithatë, çdo dështim i SHBA-së do të rezultojë nga një vendim politik dhe jo nga një imperativ ekonomik. Meqenëse borxhi i SHBA-së është në dollarë, “ne mund ta kthejmë atë duke shtypur më shumë dollarë”, – thotë McMillan.

Por do të kishte pasoja ekonomike, apo jo?

Përgjigja është po. Përveç paqëndrueshmërisë së tregut të aksioneve, do të shihni pasoja në të gjithë ekonominë. Çdo ndryshim në vlerësimin e kredisë së SHBA-së ka të ngjarë të rrisë normat e llojeve të tjera të borxhit, të tilla si hipotekat dhe kreditë për automjete, për të llogaritur rrezik shtesë.

Dhe mos harroni se shpenzimet qeveritare (të cilat do të shkurtoheshin sipas një skenari të paracaktuar) kontribuojnë në ekonominë e përgjithshme, e cila tashmë është në një pozicion të pasigurt – që shumë ekspertë thonë se së shpejti mund t’i kthejë gjërat në territorin e recesionit.

Pra, pse nuk duhet të shqetësohen qytetarët?

Sepse ne kemi qenë këtu më parë. Tavani i borxhit është rritur 45 herë në 40 vitet e fundit. Dhe ndërsa krizat e mëparshme të tavanit të borxhit kanë tronditur tregjet – S&P 500 ra 17% në 2011 – efektet e tyre nuk kanë zgjatur shumë.

“Kjo nuk do të dëmtojë ndjeshëm vlerësimin e kredisë së SHBA-së me kalimin e kohës dhe nuk do të prishë tregjet e aksioneve”, thotë McMillan.

“Ne ka të ngjarë të arrijmë një marrëveshje, dhe nëse nuk e bëjmë, ka gjëra që mund të bëjmë. Dhe edhe nëse shkojmë në mospagim, do të jetë një mospagim teknik, politik – jo ekonomik.”/CNBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë