Analize

SHBA-ja dhe Polonia nxjerrin “jashtë loje” NATO-n

Ajo që e bën NATO-n aleancën ushtarake më të suksesshme në histori është kohezioni i anëtarëve të saj. Çdo politikë që rrezikon ta dëmtojë këtë rregull të artë, duhet të shqyrtohet me një sy shumë kritik nga të gjithë anëtarët. Kërkesa e qeveria polake për vendosjen e një pranie të përhershme ushtarake nga Shtetet e Bashkuara është pikërisht një nga ato raste. Polonia është e gatshme të paguajë deri në 2 miliardë dollarë që një bazë Ushtrisë Amerikane të vendoset në mënyrë të përhershme në territorin e saj si një pengesë kundër Rusisë. Ajo që e bën edhe më tërheqëse këtë marrëveshje për presidentin amerikan është natyra dypalëshe e propozimit, një ofertë e drejtpërdrejtë nga Varshava për Uashingtonin që është jashtë NATO-s dhe BE-në.

Nëse Trump pranon kërkesën e Polonisë, do të shkundte papritmas të gjithë sistemin evropian që e konsideron bashkëpunimin shumëpalësh si mbrojtjen më vendimtare që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Propozimi polak jo vetëm që e thyen këtë tabu por thyen edhe premtimim e Trump për të vendosur sa më forca luftarake në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore.

Nësë Trump pranon propozimin e Polonisë, mund të krijojë fërkime shtesë me aleatët evropianë, të cilët janë tashmë në kundërshtim me njëri-tjetrin pas tërheqjes së  Uashingtonit nga marrëveshja bërthamore e Iranit dhe tarifat e sapo-shpallura mbi çelikun dhe aluminin. Një vendim i tillë duhet të merret vetëm nëse mund të arrihej një konsensus nga vendet anëtare se një baze e tillë do të përmirësonte situatën e përgjithshme të sigurisë për NATO-n. Por kjo, sipas ekspertëve nuk gjasa të ndodhë.

Si fillim, shumë nga aleatët evropianë do të shihnin krijimin e një baze ushtarake amerikane në Poloni ose kudo tjetër në Evropën Qendrore apo Lindore, si një provokim të panevojshëm. Kjo do t'i jepte Moskës një mundësi të artë për të pohuar se NATO është po tregohet agresor dhe do të kundërpërgjigjej në mënyrë që të mbronte sovranitetin rus.

Ndryshe nga programi aktual i forcave të armatosura, nëpërmjet së cilit SHBA-ja vendos një sërë trupash ushtarakë jashtë vendit, për periudha të kufizuara, një bazë e përhershme do të kërkonte instalime, shkolla, dyqane dhe të një sërë infrastrukturash të tjera. Disa do ta shihnin si një shkelje të Aktit Themelues mes NATO-s dhe Rusisë, i nënshkruar në vitin 1997 për bashkëpunimin dhe sigurinë midis dy palëve.  Ka mënyra të tjera më të mira për të penguar Rusinë sesa ndërtimi i bazave të përhershme. Njëra është që të rritet numri i forcave amerikanë në gjitha vendet e krahut lindor, nga Estonia deri në Bullgari, si dhe në Ukrainë dhe Gjeorgji.

Së dyti, një bazë në Evropën Lindore është e panevojshme. NATO po ndërmerr një përpjekje të fuqishme për të siguruar një pengesë adekuate kundër një sulmi të mundshëm rus. Vendosja bazave të përparuara në Estoni, Letoni, Lituani dhe Poloni në fillim të vitit 2017, vetëm disa muaj pas samitit të NATO-s në Varshavë, treguan angazhim të vërtetë të aleancës për të parandaluar agresionin rus. Shpejtësia me të cilën ato u vendosën tregoi vendosmërinë e NATO-s dhe përbërja e saj shumëkombëshe, duke përfshirë kontribute ushtarakke nga Italia, Spanja dhe Kroacia, pasqyrojnë angazhimin e gjerë të aleancës. Ky ishte një sinjal i fortë për Rusinë, si dhe për aleatët e tjerë të NATO-s.

Së treti, nga pikëpamja praktike, vendosja e përhershme e një ekipi luftarak në Europën Lindore është thjesht i pamundur. Kjo do të kërkonte një zgjerim të ushtrisë amerikane, përndryshe SHBA-ja do të duhet të lëvizte një nga ekipet ekzistuese luftarake nga shtëpia e tyre aktuale në Teksas, Kansas ose Kolorado, një ndryshim që do të shkaktonte një rezistencë të fortë nga delegacionet e këtyre shteteve në Kongres. Dhe për shkak të vendimeve të marra gjashtë vjet më parë, nuk ka më asnjë ekip ushtarak amerikan të vendosur në Gjermani dhe që do të mund të rivendosej më tej në lindje.

Megjithatë, është e drejtë të kuptosh propozimin e Varshavës. Aleatët lindorë besojnë se prania e forcave amerikane është mënyra më e mirë për t’u ndjerë të sigurtë, sepse ata besojnë se Rusia nuk do t’i sulmonte kurrë dhe të rrezikonte një konfrontim me forcat amerikane. Por nëse Evropa Lindore dëshiron të mbrohet nga Rusia, një prani e përçarë ushtarake nuk është mënyra më e mirë për ta bërë këtë./Foreing Policy/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë