Kosova

SHBA i dhuron Kosovës 500 mijë doza Pfizer, Blinken: Më afër qëllimit për vaksinim

Kosova pranoi të premten 35 mijë doza të vaksinës kundër COVID-19 Pfizer/BioNTech, dhuruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përmes programit COVAX.

Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, tha përmes një postimi në Twitter se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë ndarë kontingjentin e parë prej 500 mijë doza të vaksinës “Pfizer” për Kosovën.

Blinken shtoi se këto doza e sjellin 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të Kosovës për vaksinimin.

“Sot, SHBA-ja dhuroi këstin e parë prej 500,000 doza Pfizer për Kosovën, duke e sjellë atë 20 për qind më afër arritjes së qëllimit të të vaksinimit. E dhënë përmes COVAX, kjo dhuratë përfaqëson vlerat e përbashkëta dhe lidhjet e palëkundura midis njerëzve tanë. Së bashku mund ta mposhtim COVID-19”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë