Bota

SHBA, hapet drita jeshile për 11 milion emigrantë që jetojnë pa dokumente

Demokratët në SHBA  kanë prezantuar reformën për imigracionin që synon dhënien e shtetësisë për 11 milion të huaj që aktualisht jetojnë pa dokumente në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Propozimi parashikon dhënien e shtetësisë shumicës së emigrantëve  në një kohë më të shkurtër për të ashtuquajturit ‘ëndërrimtarë’ (ata që hynë në SH.B.A. si fëmijë), të cilët duan të marrin qëndrim të përhershëm ose një lloj ‘karte jeshile’ gjë që do t’i lejojë ata të punojnë legalisht.

Presidenti amerikan Joe Biden ka thënë prej kohësh se dëshiron të ndryshojë “politikat e gabuara” të paraardhësit të tij Donald Trump mbi imigracionin.

Propozimi synon t’u japë mbrojtje ligjore miliona njerëzve, veçanërisht nga Meksika dhe Amerika Qendrore, të cilët kanë jetuar në vend për shumë vite dhe kanë fëmijë dhe nipër e mbesa në SHBA.

“Imigracioni, – tha Biden, – është një burim i pakundërshtueshëm i forcës sonë. Ky është një hap i parë i rëndësishëm në ndjekjen e politikave të imigracionit që bashkojnë familjet, rriten dhe përmirësojnë ekonominë tonë dhe ruajnë sigurinë tonë”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë