Treg

SHBA dhe Kina biseda konstruktive, por jo ndonjë gjë konkrete

Negociatorët për tregtinë amerikane dhe kineze përfunduan dy ditë bisedime në Shanghai. Dhe ndërsa të dyja palët kanë rënë dakord se diskutimet e fundit kanë qenë "konstruktive," nuk ka ende ndonjë tregues që luftës tregtare do ti vijë fundi së shpejti.

Pritshmëritë ishin të ulta gjatë javës, tek po kryhej takimi i parë ballë për ballë mes negociatorëve, që kur liderët e tyre deklaruan një armëpushim të përkohshëm në fundqershor. Deklaratat që secila palë kanë lëshuar të mërkurën, tregojnë pak sinjale për një progres të qenësishëm.

Ministri kinez i tregtisë i konsideroi bisedimet “të ndershme, efiçente dhe konstruktive,” dhe shtoi që vendet diskutuan mundësinë e Kinës për të blerë produktet bujqësore amerikane, një prej çështjeve që të dy palët pritej të binin dakord.

Mediat shtetërore javën e kaluar raportuan se kompanitë kineze kishin bërë kërkesë për heqjen e tarifave për disa produkte.

Shtëpia e Bardhë i cilësoi bisedimet gjithashtu konstruktive, duke shtuar që “Pala kineze konfirmoi përpjekjet për të rritur shitjet e eskporteve bujqësore të SHBA-ve.” Por zyrtarisht nuk elaboroi çështjen kohore se kur mund të ndodhte.

Negociatorët diskutuan gjithashtu “transferimin e detyruar të teknologjisë, të drejtat intelektuale” dhe shërbime të tjera, shtoi Shtëpia e Bardhë.

Uashingtoni do të presë raundin tjetër të bisedimeve në fillim të shtatorit, por pritshmëritë për një mrekulli mbeten të ulta.

Sinjalet e fundit tregojnë se “asnjëra palë nuk ndjen ndonjë emergjencë për të arritur një marrëveshje të shpejtë që të jenë të gatshëm të shkojnë shpejt dhe publikisht në pozicionet fillestare,” janë shprehur analistët nga Eurasia Group.

Pekini vazhdon të nënvizojë që çdo marrëveshje do të kërkojë që SHBA-të të heqin çdo tarifë shtesë mbi Kinën, të respektojnë sovranitetin Kinez dhe të reflektojnë më shumë mbi realitetin. Ata shtuan se duke arritur fundin në disa fusha, si aksesin në sektorin teknologjik kinez për firmat amerikane, mbetet politikisht e vështirë , veçanërisht pasi Uashingtoni vendosi Huawei në listën e zezë të tregtisë.

Uashington e vendosi Huawei në listën e zezë në muajin maj, duke thënë se firma tekonologjike kineze paraqet një shqetësim të sigurisë kombëtare. Huawei përgënjeshtron duke kundërshtuar se produktet e tij cënojnë sigurinë e Amerikës.

Lista e zezë e tregtisë ndalon firmat amerikane që të shesin teknologji dhe softueret Huaweit, përveç nëse ata marrin një licencë për ta bërë këtë. Presidenti Donald Trump tha në mbledhjen e G20 se ai do të lehtësonte disa kufizime për kompaninë - një lëshim për Pekinin, dhe potencialisht lehtësim për disa nga furnizuesit e kompanisë, si Google (GOOG), Intel (INTC) dhe Qualcomm (QCOM ).

Sekretari i Tregtisë Wilbur Ross tha këtë javë se vendimet për licencat për t'i shitur produkte Huawei do të ndodhin së shpejti.

"Çështjet që i bëjnë këto bisedime tregtare të vështira për t'u përmbyllur, nuk ka të ngjarë të jenë më pak të vështira në shtator," tha Robert Carnell, një ekonomist pranë ING Azi. "Asnjëherë nuk kemi shpresë për një përparim të mundshëm."

*Burimi: CNN business


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë