Treg

SHBA dhe Britania sulmuan nga ajri rebelët Houthi në Detin e Kuq, rritet çmimi i naftës

Çmimi i naftës së papërpunuar u rrit përsëri këtë të pemte pasi SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar sulmuan nga ajri rebelët e Jemenit, Houthi që vazhdojnë të godasin anijet në Detin e Kuq, rruga më e rëndësishme për tregtinë botërore.

Nafta e papërpunuar Brent u rrit me 3%, në 79.78 dollarë/fuçi ndërkohë ajo e Teksasit në 74.35 dollarë/fuçi.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden konfirmoi se kishte urdhëruar sulmet, si përgjigje ndaj goditjeve të paprecedenta nga militantët e mbështetur nga Irani.

Pavarësisht një sërë rritjesh të shkurtra në përgjigje të sulmeve në Detin e Kuq dhe tensioneve të rritura në Lindjen e Mesme për shkak të konfliktit Izrael-Hamas, çmimet e naftës kanë mbetur relativisht të qeta dhe mezi kanë lëvizur që nga fillimi i vitit, kur nafta e papërpunuar tregtohej rreth 79 dollarë për fuçi.

Lëvizjet modeste të çmimeve sugjerojnë se tregtarët besojnë se çdo konflikt ose kërcënim i shtuar ndaj dërgesave të naftës ka ende relativisht pak gjasa të ketë një ndikim të rëndësishëm në furnizimet, megjithëse tregtarët thanë se do të ishin të kujdesshëm në lidhje me bastet kundër çmimit të fundjavës./FinancialTimes


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë