Nga Gazeta ‘Si’-Avionë amerikanë dhe të Mbretërisë së Bashkuar kanë ndërmarrë të tjera sulme kundër dhjetëra objektivave Houthi në Jemen.
Në fokus të bombardimeve ishin të paktën 18 objektiva të përhapur në zona të ndryshme. Ky ishte operacioni i katërt i përbashkët i SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kundër rebelëve shiitë pro-iranianë që nga 12 janari.
Më herët rebelët Houthi deklaruan se kishin vënë në shënjestër një anije amerikane naftëmbajtëse në Gjirin e Adenit.
Komanda Qendrore e Shteteve të Bashkuara reagoi menjëherë për këtë ngjarje, duke bërë më dije se destrojeri “USS Mason” rrëzoi një raketë balistike të lëshuar nga Gjiri i Adenit, e cila kishte si objektiv çisternën e naftës, pa dhënë detaje nëse anija ishte goditur apo jo.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




