Bota

SHBA apel Izraelit: Duhet të mbrohet, por mjaft me viktima civile!

Gazeta Si – “Izraeli ka të drejtën të mbrohet, por nuk duam të shohim më vitkima civile në Gaza”. Kjo është thirrja e SHBA-ve drejtuar Izraelit, sipas dhënësit të sigurisë kombëtare amerikane, John Kirby, në një takim me mediat.

Ushtria izraelite ndërkohë po zgjeron operacionet e saj në Khan Yunis, qyteti kryesor në jug të Gazës. Sipas burimeve lokale, ushtarët kanë shpërndarë fletushka në arabisht për popullsinë, ku infirmojnë se jugu i qytetit tani është zonë lufte.

Banorët udhërohen që të largohen menjëherë më në jug, në qytetin e afërt të Rafah. Vendet e mbrojtura nga sulmet janë Tel Sultan, Shabura dhe A-Zuhur. Ajo që e bën edhe më të vështirë spostimin e popullsisë është bllokimi i komunikimit telefonik dhe internetit, që vazhdon prej 5 ditësh.

Ushtria amerikane ka ndërmarrë një sulm tjetër në Jemen kundër 4 raketave balistike antianije Houthi. Lajmi bëhet i ditur nga Reuters, që citon dy funksionarë amerikanë. Raketat e goditura ishin gati që të sulmonin anijet në zonë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë