Numri i vdekjeve nga koronavirusi në SHBA i ka tejkaluar 50,000 të vdekur sipas të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins, duke e bërë shpërthimin në Amerikë më vdekjeprurësin në botë.
Më shumë se 3,000 viktima u regjistruan 24 orët e fundit dhe tani ka mbi 870,000 raste të konfirmuara në shkallë vendi.
Por SHBA-ja ka ende një shkallë më të ulët të vdekshmërisë sesa shumica e vendeve europiane bazuar në llogaritjen e çështjeve aktuale.
Duke folur në konferencën e tij të përditshme, Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo tha se “të gjitha provat sugjerojnë që SHBA po lë pas pikun e epidemisë”. Por, guvernatori theksoi edhe një herë se nëse shteti heq para kohe masat, “i gjithë përparimi do të hidhet poshtë”.
Shteti i Nju Jorkut raportoi 422 vdekje në 24 orët e kaluara. Lajmet e zymta vijnë pasi pjesë e shteteve u rihapen pas disa javësh izolimi. Dr Deborah Birx, një ekspert e grupit të punës së Shtëpia e Bardhë për luftën kundër Covid-19, ka thënë se SHBA ka “një nga nivelet më të ulët të vdekshmërisë në të gjithë botën”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




