Festa gjithë nerva e Marko Arnautoviç pas golit të tretë ndaj Maqedonisë së Veriut dhe sharjet raciste ndaj Ezgjan Alioskit, kanë bërë xhiron e botës. Sulmuesi austriak, me origjinë serbe, sipas asaj që është parë në televizor, ka gërmëzuar diçka të ngjashme me “po ‘bëj’ nënën tënde shqiptare”.
Pas ndjesës ndaj lojtarëve maqedonas të dielën në mbrëmje, Arnautoviç ka kërkuar falje publike me një postim në profilin e tij në Instagram, ku ka dashur të qartësojë gjithçka në lidhje me sulmin ndaj Alioskit për shkak të origjinës së tij shqiptare.
“Ishin disa fjalë të pahijshme për shkak të emocioneve të lojës në ndeshjen e djeshme dhe dua të kërkoj falje për këtë gjë. Para së gjithash, ndaj miqve të mi nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria. Dua të qartësoj një gjë: Nuk jam racist. Kam miq thuajse në të gjitha vendet dhe e mbështes diversitetin. Të gjithë ata që më njohin, e dinë mirë këtë”, – shkruan Arnautoviç.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.