Futboll

Shaqiri tregon sekretin e suksesit te Liverpuli

Ylli i ri i Liverpulit këtë sezon quhet Xherdan Shaqiri. Është njeriu që po shkëlqen më shumë këtë sezon te “the reds” duke respektuar pritshmëritë e trajnerit Jurgen Klop. Kur ai u pa të bëhej gati për të hyrë në fushë të dielën e shkuar në “Anfiel Road” në momentin që ndeshja mes Liverpul dhe Mançester Junajtid ishte 1-1, pak kush e mendonte se ai do e ndryshonte fatin e asaj përballje. Por shtatshkurtri me origjinë shqiptare ia doli, duke shënuar një dygolësh që do të mbahet mend gjatë. Me dy golat e tij Shaqiri mbajti në vend të parë ekipin e tij, i dha fitore në shtëpi përballë rivalit më të urryer pas disa vitesh dhe për më tepër i shkaktoi shkarkimin Hoze Murinjos.

Forma e tij i ka lënë të gjithë të surprizuar, pasi nga një futbollist në prag të dështimit të Stoke Siti, Shaqiri tashmë është një nga më te mirët e Premier League. Mediet angleze kanë filluar të shkruajnë për Shaqirin dhe këtë shkëlqim të beftë të tij. Këtë herë është “The Guardian” që i ka marrë një prononcim sulmuesit të përfaqësueses së Zvicrës, ku edhe thumbimet për Murinjon nuk kanë munguar.

“Ka marrë shumë mesazhe këto ditëpër atë që ndodhi në ndeshjen me Mançesterin dhe për atë qëndodhi pasi atë ndeshje. Kishte shumëmesazhe përgëzuese pas atyre dy golave, por mesazhet u bënë edhe më të shumta, pasi u mësua se Murinjo u shkarkua. Shumë më shkruanin ‘është faji jot’. Por kjo është një gjë që ndodh në futboll dhe nuk është fundi i botës. Unë realisht nuk mendoj se ishte humbja me ne, shkaku kryesor përse Murinjo u shkarkua, por mendoj se ata kërkonin energji të reja në drejtimin e ekipit, pasi kishin disa kohë që gjërat nuk po iu shkonin siç duhej.”- ka thënë Shaqiri për gazetën britanike.
Më tej Shaqiri ka treguar për vështirësitë në karrierën e tij nga kalimi nga një ekip si Stoke Siti te gjigandët e Liverpulit që këtë sezon po luftojnë për titullin kampion.

“Në karrierën time unë kam pasur dëshirë për të luajtur nëçdo skuadër që kam qenë. Edhe këtu kur erdha e dija se do e nisja nga stoli, por ishte një sfidë që e pranova. Unë asnjëherë nuk dorëzohem edhe kur për të tjerët mund të duket e pamundur. Në futboll është normale që të luash titullar, ashtu si edhe të qëndrosh në stol, pasi vetëm 11 futbollistë mund të luajnë dhe në ekipe si i ynë të gjithë duan të luajnë”, ka thënë ndër të tjera Xherdan Shaqiri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë