Ka ndodhur

Shantazhonte një grua në Sarandë dhe i kërkonte 50 mijë euro, arrestohet 44 vjeçarja

Gazeta Si – Një 44-vjeçare e identifikuar si Zyhra Korra me banim në Durrës, është arrestuar në Sarandë, pasi dyshohet se kishte kërcënuar dhe shantazhuar një grua tjetër 39-vjeçare në rrjetet sociale duke i kërkuar 50 mijë euro.

Pas denoncimit të bërë nga e shantazhuara, policia zbuloi se autorja kishte arritur t’i merrte 5 mijë euro 39 vjeçares nga Saranda, ndërsa tashmë i kërkonte shumën prej 50 mijë eurosh duke e shantazhuar në rrjetet sociale.

Sipas burimeve, 39-vjeçarja shantazhohej nga Korra për shkak të dokumenteve të parregullta greke. Zyhra Korra e kërcënonte se nëse ajo nuk do t’i jepte shumat e kërkuara, Korra do të tregonte dhe do t’i digjte letrat.

Fillimisht 39-vjeçarja i ka dhënë 5 mijë euro, por pasi i ka kërkuar përsëri para, ajo e ka denoncuar në polici Zyhra Korrën.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë