Në fushë gjërat shkojnë mirë e me golat e tij po udhëheq Real Madrid drejt titullit në Liga. Gabimet e së kaluarës kthehen dhe vazhdojnë ta torturojnë e tani Karim Benzema rrezikon procesin për çështjen e shantazhimit në dëm të Mathieu Valbuena në 2015. Sipas akuzës, në fakt, sulmuesi francez ka qenë ndërmjetës për shantazhuesit që kërcënonin se do të publikonin në Internet një video me drita të kuqe me protagonist ish-lojtari e Lion e një grua.
Hetimet kishin nisur si pasojë e denoncimit të prezantuar në qershor 2015 nga vetë Valbuena që kishte marrë një seri thirrjesh anonime në kohën kur ishte i grumbulluar me Kombëtaren. Shantazhuesit i kërkonin 150mijë euro, duke e kërcënuar se do ti qarkullonin në rrjet një video hard që kishte xhiruar bashkë me partneren. Drejtësia franceze dyshon se Benzema, i kontaktuar në atë kohë nga një mik i fëmijërisë i përfshirë nga banda, e ka nxitur ish-shokun e skuadrës të paguante. Çështja bëri zhurmë të madhe në Francë, aq sa që nga ajo kohë, sulmuesi i Real nuk është grumbulluar më me Kombëtaren.
Në dhjetor 2019, Gjykata e Kasacionit kishte vlerësuar hetimin e kontestuar nga Benzema e dy të akuzuar të tjerë, të cilët kishin apeluar për të kundërshtuar mënyrën si një agjent i policisë kishte kryer hetimet.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




